Kontrabanda me njerëz në Zvicër – në duar të kosovarëve

0

Rojat kufitare kanë kapur gjatë pesë muajve të parë të vitit 7,027 të huaj me dyshimin për hyrje ilegale në Zvicër, si dhe 156 persona po ashtu të huaj të dyshuar për trafikimin e këtyre të parëve.

alb swissNumri i migrantëve që janë arrestuar për qëndrim ilegal në Zvicër gjatë muajit maj, pothuajse është dyfishuar në krahasim me atë ë regjistruar gjatë prillit. Kështu, nëse në prill kanë hyrë ilegalisht gjithsej 1346 veta, në maj kanë qenë 2376 të tillë. Këta të arrestuar kanë qenë më së shumti të ardhur nga Eritrea, 976 veta, nga Gambia 747, nga Kosova 467 etj.

Siç shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag”, përcjell albinfo.ch, të shumtët nga këta migrantë kanë ardhur në Zvicër me tren dhe pjesa tjetër me vetura ose me kamionë. Shumica e tyre zgjedhin rrugët kryesore me qëllim që të mos dallohen në masën e madhe të njerëzve. Vetëm pak nga numri i gjithmbarshëm kanë hyrë përmes “kufirit të gjelbër”.

Hulumtimet e gazetës kanë ardhur po ashtu në përfundim se biznesi i kontrabandës me refugjatë është me shumicë në duar të kosovarëve. 25 për qind të kontrabandistëve të kapur janë kosovarë. Zyra Federale për Polici (Fedpol) e shpjegon numrin e kosovarëve kontranadistë me diasporën e madhe kosovare në Zvicër.

Në vendin e dytë dhe të tretë vijnë pastaj shtetasit zviceranë dhe eritreanë, shkruan gazeta në fjalë.

Kontrabandimi i njerëzve është bërë një biznes i leverdishëm, i cili sjell fitime të mëdha ndërkohë që rreziku nga ndjekja penale është proporcionalisht i ulët, shkruan veç tjerash gazeta “Schweiz am Sonntag”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com