Konsumimi i një pije të gazuar në ditë, ulë pjellshmërinë tek femrat dhe meshkujt
13:36 | 15 Shkurt 2018

Konsumimi i vetëm një pije të gazuar në ditë zvogëlon shanset e çifteve për të konceptuar me më shumë se 30 për qind, sugjeron një studim i ri. Meshkujt që pinë të paktën një sode me sheqer në ditë ulin shanset e tyre për të lindur fëmijë me 33 për qind, zbuloi studimi. Gratë që pinë vetëm një pije të gazuar të ëmbëlsuar në ditë kanë 25 për qind më pak gjasa të mbesin shtatzënë në një muaj të caktuar, shtoi hulumtimi. Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se vezët dhe embrionet mund të mos lulëzojnë në mjedise të glukozës së lartë të gjakut. Steriliteti prek rreth 11 për qind të grave dhe nëntë për qind të meshkujve të një moshe riprodhuese në SHBA.
Edlira Rukaj