Konkurs publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të OJQ-ve me seli në territorin e Komunës së Bujanocit (Formulari)
13:37 | 21 Shkurt 2018

19.02.2018, shpallë  KONKURS PUBLIK për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve me seli në territorin e Komunës së Bujanocit I Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2018 në pozicionin 234, funksioni 860, klasifikimi ekonomik 481 “Grantet për organizatat joqeveritare”, të Vendimit mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2018, në shumë prej 3.000.000,00dinarë, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë, në territorin e Komunës së Bujanocit, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve, në Komunën e Bujanocit (në vazhdim të tekstit: Rregullorja). II Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve e ka shoqatat joqeveritare nga neni 3. i Rregullores e cila i përmbushë këto kushte:
  • ta ketë selinë në territorin e Komunës së Bujanocit,
–   të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në sferën e shoqatave joqeveritare, –  që programi ose projekti të realizohet në territorin e Komunës së Bujanocit dhe jashtë teritorit të saj, me kusht që me aktivitetet e saja ta përfaqësoj Komunën e Bujanocit. III Krahas fletëparaqitjes nevoiten edhe këto dokumente:
  1. plani dhe programi i punës për vit 2018,
  2. fotokopia e ekstraktit të Agjensionit për regjistrat ekonomik,
  3. të dhënat mbi personin e autorizuar për realizimin e programit ose projektit,
  4. numri i llogarisë rrjedhëse dhe NIT i shoqatës joqeveritare.
IV Në konkursin për financimin dhe bashkëfinancimin  kanët ë drejtë shoqatat e qytetarëve nga teritori i Komunës së Bujanocit, të regjistruara në Agjensionin për regjistra ekonomik në Beograd, e që realizojnë projekte dhe kërkesa nga këto fusha:
  • Aktivitete që përkojnë me forcimin e bashkëpunimit mes sekorit qeveritar dhe atij civil,
  • Zhvillimin e komunitetit lokal,
  • Ekologjia, mbrojtja e mjedisit jetësor, shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjen e kafshëve,
  • Afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave,
  • Programe për të rinjë, personat e moshuar dhe për personat me invaliditet,
  • Programe nga fusha e arsimit dhe shkencës,
  • Mbrojtja sociale,
  • Parandalimi dhe mbrojtja nga sëmundjet e varësisë dhe parandalimi i dhunës,
  • Aktivitete të organizatave të pensionistëve,
  • Afirmimi i të drejtave të grave,
  • Projekte humanitare dhe projekte të tjera të cilat ekskluzivisht dhe drejtëpërdrejtë përkojnë me nevojat publike të Komunës së Bujanocit.
V Aplikuesit që konkurojnë me programe ose projekte për vitin 2017 duhet që në periudhën 20.02. – 15.03.2018ta sjellin edhe raportin financiar (ekstraktin nga banka) dhe raportin përshkrues për programin ose projektin e realizuara nga buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2017. VI Mjetet e kërkuara për programe, gjegjësishtë projekte individuale nuk mund të jenë më shumë se 200.000,00dinarë. VII Afati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është 24 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të Administratës komunale dhe në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit në internet, i cili fillon të rrjedhë nga 20.02.2018 deri më 15.03.2018.          VIII Fletëparaqitja në konkurs krahas dokumentacionit përkatës i paraqitet Këshillit komunal të Komunës së Bujanocit – Komisionit për shoqatat e qytetarëve, me shenjën: “Fletëparaqitje për konkurs publik për financimin e programve vjetore dhe të projekteve nga sfera e shoqatave të qytetarëve – të mos hapet” IX Fletëparaqitja për konkurs dorëzohet:
  1. me letër rekomanduese në adresën: Komuna e Bujanocit – Këshillit komunal, 17520 Bujanoc, rr. K. Petroviq nr. 115, ose
  2. drejtëpërsëdrejti në Shkrimoren e Administratës komunale në Bujanoc
X Ekstraktet e fletëparaqitjes mund të merren duke i shkarkuar nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit në internet www.bujanovac.rs ose mund të merren në objektin e Komunës së Bujanocit, zyra numër 208. Valide do të konsiderohen vetëm se fletëparaqitjet e dërguara në këto ekstrakte ndërsa nuk do të shqyrtohen fletëparaqitjet me dokumentacion jo të plotë dhe jashtë afatit. KOMISIONI PËR VLERËSIMIN E PROGRAMEVE/PROJEKTEVE NGA SFERA E SHOQATAVE TË QYTETARËVE NË KOMUNËN E BUJANOCIT PËR VITIN 2018. KRYETAR I KOMISIONIT                                                                                                                                                 Bejxhet Selimi Formulari për OJQ-të
Françeska Jaçe