Konkurs për ndihma në mjete materiale për nënat vetmbajtese të familjes dhe femijët jetim!

1

Mother

Fondi për qëllime humanitare i Komunës së Preshevës shpall konkurs për ndihma në mjete materiale për nënat vetmbajtese të familjes dhe femijët jetim, transmeton presheva.com.
Fondi për qëllime humanitare, këtë vit ka planifikuar t’u vij në ndihme 120 familjeve me nëna kryefamiljare duke ndar një shume me vlerë totale prej 840.000,00 din, mesatarisht 7000 din për familje!
Gjithashtu brenda këtij konkursi do të përzgjidhen edhe 50 fëmije jetim, përparësi kanë studentat që do të ndihmohen me nga plus 5000,00 din.

Vlera e pergjithshme e ketij projekti arrin në 1.090.000,00 din.
Luten të gjitha zonjat të dorzojnë dokumentat e nevojshme:

Kërkesa ku të përshkruajne gjendjen ekonomike te tyre,
numrin e femijeve,
moshen.

Kerkeses ti bashkangjitet certifikata e vdekjes së burrit ose vendimi i shkrurorëzimit.

Afati i dorzimit te kerkeses është nga data 02.02.2015 deri me datë 23.02.2015

Parat do të jepen me datë 8 mars 2015 !

Konkursi i radhës për ndihmë nënave kryefamiljare dhe fëmijëve jetim do të jetë në muajin tetor të po këtij viti!

Meqenëse shumë qytetar human, bujar kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me ne si fond dhe ti dalim në ndihmë bashkeqytetarëve tanë në nevojë, kushdo që do të ndihmoj, do të jetë i pranishem personalisht në dorëzimin e parave te tij, familjareve ose femijeve ne momentin qe do te bejm ndarjen e mjeteve.

Ju faleminderit
Sekretare Albina Bajrami
Keshilli drejtues i fondit per qellime humanitare
Kryetar I keshillit: Iljaz Iljazi

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. Pershendetje dhe faleminderit per postimin e njoftimit nga portali juaj gjithashtu. Nje sqarim, meqe me kan pyetur edhe lexues nga komuna e Bujanocit, konkursi vlen vetem per qytetaret e komunes se Presheves , meqe mjetet qe ndahen jane nga buxheti i komunes se Presheves.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com