KONKURS MBI NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË TERRITORIN E KOMUNAVE PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË PËR PERIUDHËN E VITIT AKADEMIK 2017/2018

0

Në bazë të Vendimit të u.d zëvendëses së drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 nr 67-00-00001/2017-01 të datës 22.08.2017, Shërbimi i Trupit Koordinues shpallë.

K  O  N  K  U  R  S

për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave
Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për periudhën e vitit shkollor 2017/2018

 

I – NUMRI I SHFYTËZUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT

Për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Leskoc, Leban dhe Vrajë, themelues i të cilave është Republika e Serbisë ose njësia e vetqeverisjes lokale, Shërbimi i Trupit Koordinues për nxënësit e shkollave të mesme ndanë bursë në vlerë mujore prej 6.000 dinarëve, për periudhën shkollore nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të vitit 2017. Po nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2018, Shërbimi i Trupit Koordinues do të vazhdojë dhënien e bursave deri në mbarimin e vitit shkollor 2017/2018.

Kushtet e përgjithshme janë, që nxënësit të kenë shtetësi të Republikës së Serbisë dhe vendbanim në komunën së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe për herë të parë të vitit shkollor 2017/2018, të kenë regjistruar vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt në njërat nga shkollat e mesme të themeluara me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që gjatë shkollimit të mëparshëm të kenë arritur sukses shumë të mirë ose të shkëlqyeshëm dhe që gjatë shkollimit të mëparshëm të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor.

Në konkursin mbi ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme mund të paraqiten nxënësit e vitit të I të shkollës së mesme të cilët në të gjitha vitet nga klasa e V deri në klasën e VIII të shkollës fillore kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë (nga 3,50 deri 5), përkatësisht nxënësit nga viti i II deri në vitin e IV të shkollës së mesme të cilët në të gjitha vitet e mëparshme të shkollës së mesme kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë (nga 3,50 deri 5) dhe të cilët kanë pasur sjellje shembullore (5).

Bursa do t`i fitojnë vetëm ata nxënës të cilët ndjekin vitin shkollor 2017/2018 në shkollat në territorin e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Leskocit, Labanit dhe Vrajës dhe në momentin e dorëzimit të lutjes kanë vendbanim në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Nxënësit të cilët vetëm se kanë realizuar të drejtën në njërën nga bursat për nxënës nga buxheti i Republikës së Serbisë nuk kanë të drejtë për bursë të Shërbimit të Trupit Koordinues, ndërsa nëse ndërkohë fitojnë të drejtën e ndonjë burse tjetër, janë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga bursat e ndaraShërbimi i Trupit Koordinues ka të drejtën që të verifikoj kandidatët e bursave se a kanë arritur të drejtën për bursë nga ndonjë organ tjetër shtetëror i cili financohet nga buxheti i Republikës së Serbisë ose vetqeverisjes lokale.

 

II – DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE NË KONKURS

  • Aplikacioni i plotësuar për ndarjen e bursës në formularin e Shërbimit të Trupit Koordinues i bashkangjitur në konkurs (formulari Shërbimi i Trupit Koordinues numër 1),
  • Vërtetimi të cilin e vërteton shkolla në të cilën nxënësi e ndjek mësimin, me të dhënurat e obligueshme mbi regjistrimin në njërin nga vitet e shkollës së mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Leskoc, Leban dhe Vrajë të vitit shkollor 2017/2018, suksesin e arritur në vitin e mëparshëm dhe të dhënën se kur për herë të parë ka regjistruar vitin e parë të shkollës së mesme (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues numër 2)
  • Kopjet e vërtetuara të dëftesave për të gjitha vitet shkollore të përfunduara (për nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme kopja e vërtetuar e dëftesave nga klasa V deri në klasën e VIII të shkollës fillore, si dëshmi i suksesit të arritur në shkollën fillore në të cilën kandidati e ka kryer. Për nxënësit e vitit të dytë, tretë dhe katërt të shkollës së mesme kopjet e vërtetuara të dëftesave rreth suskesit të arritur në të gjitha vitet e shkollës së mesme, të cilën e lëshon shkolla e mesme në të cilën kandidati ndjek mësimin),
  • Çertifikata e vdekjes nga libri amëz i të vdekurve, nëse nuk kanë njërin apo të dy prindërit dhe vërtetimin mbi kujdestarinë (origjinalin të cilin e jep organi kompetent i administratës komunale ose kopjen e vërtetuar të cilën e vërteton gjukata ose admnistrata kompetente komunale),
  • Vërtetimi i të ardhurave mesatare mujore për çdo anëtarë të familjes të nxënësit (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 4) të cilin e vërteton organi në komunën e vendbanimit, dhe i cili lëshohet në bazë të deklaratës të dhënë rreth anëtarëve të familjes në prani të dy dëshmitarëve dhe dëshmive të duhura rreth të ardhurave të arritura të familjes për periudhën nga 1 janar deri në 30 qershor të vitit 2017 (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 3).
  • Të dhënat e lexuara elektronike të letërnjoftimit apo fotokopjen e letërnjoftimit të vjetër me afat të nxënësit, përkatësisht të dhënat e shtypura nga letërnjoftimi elektronik apo fotokopja e letërnjoftimit të vjetër me afat e prindit apo kujdestarit po nëse nxënësi ka më pak se 16 vjet,
  • Katër shembuj të Kontratët mbi Bursë të cilat janë të plotësuara në mënyrë të rregullt dhe të nënshkruar nga ana e nxënësit dhe prindit apo kujdestarit të nxënësit.

Dokumentet e konkursit nuk kthehen.

Dokumentet e theksuara, konkretisht dëshmit, lëshohen dhe vërtetohen nga shërbimet përkatëse, të cilat janë:

–  formularin e Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 2, e vërteton shkolla e mesme të cilën nxënësi e ndjek mësimin,

–  formularin e Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 3 dhe 4, e vërteton organi kompetent i administratës komunale në komunën e vendbanimit,

– kopjet e dëftesave i vërteton gjykata ose administrata kompetente komunale

– çertifikata e vdekjes nga libri amëz i vdekjes, nëse nuk kanë njërin apo të dy prindërit dhe vërtetimin mbi kujdestarinë e lëshon organi kompetent i administratës komunale, ndërsa kopjen e vërteton gjykata ose administrata kompetente komunale

– Shembullin e Kontratës mbi bursë mund ta merrni në ueb faqen e Trupit Koordinues në adresën www.kt.gov.rsose nxënësit e shkollave të mesme nga komuna e Bujanocit dhe Vrajës shembullin e kontratës mund ta marrin në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc (rruga Karagjorgje Petroviq 115), nxnësit e shkollave të mesme nga territori i komunës së Preshevës shembullin e kontratës mund ta marrin në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaçeviq, nr. 12), ndërsa nxënësit e shkollave të mesme nga territori i komunës së Medvegjës, Lebanit dhe Leskocit shembullin e kontratës mund ta marrin në organin e administratës komunale në komunën e Medvegjës (rruga Jabllaniçka 48).

VËREJTJE: Të gjitha dokumentet e nevojshme për paraqitje në konkurs duhet të jenë të plotësuara në mënyrë të rregullt dhe me shkrim të lexueshëm. Është e nevojshme që kandidati, numrin e llogarisë bankare dhe emrin dhe adresën e saktë të bankës ta shënoj në shembullin e kontratës mbi mbursë dhe në formularin e paraqitjes për ndarejn e bursës për nxënës (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues nr 1) me rastin e dorëzimit të dokumentacionit të konkursit.

 

III – AFATI I PARAQITJES DHE DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT

Afati i paraqitjes në konkurs është nga data 01 shtator deri me 15 shtator 2017, në ora 15:30

Lutjet për ndarjen e bursës dhe dokumentet me cilat dëshmohet përmbushja e kushteve, dorëzohen në zarfin e mbyllur. Në anën e pasme të zarfit është e domosdoshme të shënohet emri dhe mbiemri i aplikuesit të lutjes dhe adresa e aplikuesit të lutjes. Në pjesën e përparme të zarfin duhet të shënoni vërejtjen: ZA KONKURS ZA DODELU STIPENDIJA UČENICIMA SREDNJIH ŠKOLA NA PODRUČJU OPŠTINA PREŠEVO, BUJANOVAC I MEDVEĐA ZA PERIOD ŠKOLSKE 2017/2018 GODINE – NE OTVARATI PRE ISTEKA ROKA ZA KONKURISANJE

Për nxënësit e shkollave të mesme nga komuna Bujanocit, paraqitjet dorëzohen në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc (rruga Karagjorgje Petroviq 115), për nxënësit e shkollave të mesme nga territori i komunës së Preshevës paraqitjet dorëzohen në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaqeviq, nr 12), ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme nga komuna e Medvegjës, Lebanit dhe Leskocit paraqitjet dorëzohen në organin e administratës komunale në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48).

Organi i cili pranon lutjen, të njëjtën e vulos si dhe shënon datën se kur është dorëzuar lutja.

Dokumentacionet e konkursit të cilat nuk dorëzohet me kohë nuk do të merren në shqyrtim.

 

IV – NDARJA E BURSËS

Komisioni i formuar me vendimin u.d së zëvendëses së drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues do të përpilojë ranglistat e posaçme të kandidatëve në nivel komunash.

Kriteret për përpilimin e ranglistës janë:

– nxënësve që jetojnë në familjet të cilat kanë të ardhura mujore për antarë nga 0 – 5.000,00 dinarë 30 poena;

– nxënësve të cilëve të dy prindërit i kanë vdekur 25 poena;

– nxënësve të cilëve njëri nga prindërit i ka vdekur  20 poena;

– nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes  nga 5.001,00 – 8.000,00 dinarë 15 poena;

– nxënësve të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 8.001,00 – 12.000,00 dinarë 10 poena;

– nxënësve të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 12.001,00 – 15.000,00 dinarë 7 poena;

Poenat për suksesin e vitit të kaluar shkollor:

– 5 poena për sukses të shkëlqyeshëm;

– 3 poena për sukses shumë të mirë;

Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat lutjet e arritura në kohë, do t`i vlerësoj të gjitha lutjet të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpiloj ranglistën preliminare të nxënësve cilët do të fitojnë bursën. Ankesat në ranglistën preleminare të kandidatëve mund t`i dorëzohen Shërbimit të Trupit Koordinues në të njejtën mënyrë si lutjet për ndarjen e bursave më së voni në afat prej tetë ditësh pas shpalljes së ranglistës preleminare. Ankesa duhet të jetë e arsyeshme, përkatësisht me atë duhet të jetë i dorëzuar dokumentacioni i duhur dëshmues. Ankesa e cila nuk është e arsyetuar dhe me të cilën nuk është dorëzuar dokumentacioni i duhur do të refuzohet. Komisioni për bursat e nxënësve do të shqyrtoj ankesat dhe do të përcaktoj ranglistën përfundimtare të kandidatëve. 

Listat do të publikohen në zyrat e Trupit Koordinues në Bujanoc dhe Preshevë, në organin e administratës komunale Medvegjë, në tabelat e shpalljeve në shkollat e mesme dhe në ueb faqen e Trupit Koordinues (www.kt.gov.rs).

U.d së zëvendëses së drejtoreshës e Shërbimit të Trupit Koordinues, në afat deri në 15 ditë pas mbarimit të afatit të dorëzimit të ankesave, do të sjellë vendimin mbi ndarjen e bursave për nxënësit për vitin shkollor 2017/2018, në bazë të ranglistës përfundimtare të kandidatëve. Në bazë të vendimit mbi ndarjen e bursave për nxënës të u.d së zëvendëses së drejtoreshës, nxënësi, përkatësisht prindi ose kujdestari i nxënësit lidh kontratë mbi ndarjen e bursës me Shërbimin e Trupit Koordinues, me të cilën rregullohen ngushtë të drejtat dhe detyrimet në lidhje me shfrytëzimin e bursës. Bursa ndahet pa detyrimin për t`u kthyer.

Shfrytëzuesit të bursës i pezullohet pagesa e bursës së miratuar në rast të dhënave  jo të sakta të treguara, kur në të njejtën kohë merr bursë, kredi ose ndonjë formë të njejtë të përfitimit në baza tjetra nga buxheti i Republikës së Serbisë ose vetqeverisjeve lokale, kur të humb të drejtën e finansimit të shkollimit nga buxheti ose heqë dorë nga shkollimi i rregullt.

Rang listat përfundimtare dhe lista e kandidatëve me ekzemplarët e kontratës së Shërbimi i Trupit Koordinues do t’i përpilojë dhe dorëzojë shkollave të mesme në një afat kohor prej 15 ditëve nga dita e përfundimit të ankesave në rang listën e shpallur.

 

V – SHUMA E BURSAVE DHE PAGESA

Bursa paguhet në një shumë neto prej 6.000 dinarë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2017, dhe nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2017/2018, atëherë do të paguhen në kontinuitet deri në fund të vitit shkollor 2017/2018.

VËREJTJE: Bursat paguhen në xhirollogarinë bankare të prindërit apo kujdestarit të nxënësit.

 

VI – FORMULARËT E KONKURSIT

Formularët për këtë konkurs mund të merren në vendin ku edhe dorëzohen lutjet, mirëpo mund të merren edhe në ueb faqen e Trupit Koordinues në adresën: www.kt.gov.rs.

Informacionet shtesë mund të merren me dërgimin e pyetjeve në fax 011/21-20-909 ose në e-mail: office@kt.gov.rsgoran.gavrilovic@kt.gov.rs,  milutin.jovanovic@kt.gov.rs ose me dorëzimin e pyetjeve personalisht ku dorëzohen lutjet apo me postë të shpejtë në adresën:

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Bulevar Mihajlla Pupina 2, 11070 Novi Beograd.

 

Dokumentacioni:

Teksti i konkursit

Formulari i paraqitjes për bursë – Formulari 1

Vërtetimi nga shkolla – Formulari 2

Deklarata – Formulari 3

Vërtetimi mbi të ardhurat mesatare mujore – Formulari 4

Kontrata mbi bursë për plotësim

Udhëzimet për plotësimin e Kontratës mbi burse

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com