Konfiskohen mbi 400 kg kokainë, e fshehur në peshq të ngrirë

0
Tetë të dyshuar – pesë francezë dhe tre spanjollë, janë arrestuar të enjten pasdite, në periferi të Barcelonës.

Sipas një burimi nga forcat e sigurisë, ata ishin duke pranuar dy kontejnerë me peshq të ngrirë, në të cilët ishin fshehur më shumë se 400 kilogramë kokainë.

Droga dhe peshqit janë sjellë me një anije, e cila ka ardhur nga Kolumbia.

Hetuesit francezë të luftës kundër drogës dhe oficerë të policisë gjyqësore spanjolle të Kartaxhenës, kanë lejuar të zbarkohej droga në portin e Barcelonës. Ata kanë pritur që pranuesit të marrin mallin brenda një hangari dhe janë arrestuar aty me presh në dorë.

Përveç drogës janë gjetur edhe armë automatike, e të brezit.

Ndaj pesë francezëve të arrestuar kishte mandat arresti evropian për krime të ndryshme, kryesisht për trafik droge e armësh si dhe për bashkëpunim me organizata kriminale.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com