Konfiskohen 150.000 cigare të transportuara nga Kosova
09:58 | 25 Mars 2015

Në aksion të përbashkët të policisë dhe doganës janë gjetur 150.000 cigare “Eva Slims” me banderola të Kosovës pa dokumentacion. CIGARI 005 Duke marrë parasysh se vlera e mallit kalon 1/3 e vlerës së veturës, përveç cigareve të gjetura, deri tek përfundimi i procesit gjyqësor, është konfiskuar edhe vetura, njofton dogana. Cigaret ka tentuar ti kontrabandoj një qytetar i Vranjës (24) i cili i ka transportuar ato nga Bujanoci për në Serbi qendrore që ti shesë. Ai është ndaluar nga policia në rrugën Vranjë – Leskoc.
Aurela Hoxha