Konfirmon Lenjani: Presidentja pritet ta vizitojë edhe Karaqevën

0
Selver Lenjanit më në fund po i realizohet ëndrra që dikush nga personalitetet me ndikim ta vizitojë Karaqevën.

Edhe pse i kishte shkruar Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, të gjithë deputetëve askush dhe asnjë funksionar i lartë nuk e ka vizituar Karaqevën deri tashti përkundër problemeve të mëdha që ka brezi kufitar, raporton rajonipress.

Madje, Lenjani është i zhgënjyer dhe i befasuar nga heshtja totale e Ombudspersonit të Kosovës. “Nuk e di ai njeri se çfarë bënë dhe si e arsyeton pagën e popullit, por kurrë asnjëherë nuk e pa të udhës ta vizitojë Karaqevën” shprehet Lenjani.

Megjithatë, Lenjani ka marrë një telefonatë nga kabineti i presidentes Jahjaga gjatë fundjavës. “Më kanë kontaktuar kabineti i presidentes dhe më kanë konfirmuar se brenda muajit ajo mund të vije në Karaqevë. Jam i kënaqur me këtë përgjigje sepse presidentja u ka borxh banorëve të brezit kufitar sepse asnjëherë nuk është kujdesur që edhe ky territor të ndjehet se është pjesë e Kosovës” shprehet Lenjani.

Selver Lenjani thotë banorët me padurim presin këtë takim. “Nuk kryhen të gjitha punët me një vizitë, por së pakut banorëve tu jepet një përkrahje morale” thotë ai derisa shton se nuk ka institucion në Kosovë vendor e ndërkombëtar që nuk i ka njoftuar me problemet e shumta që kanë banorët e brezit kufitar në Karaqevë.

Lenjani është takuar me presidenten (foto) dhe thotë se atëherë kishte marrë përkrahje nga ajo ./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com