Konfirmohet: Fruthi në jug të Serbisë

0

Instituti për shëndet publik në Vranjë ka konfitmuar se pacienti mashkull nga komuna e Bujanocit i cili është pranuar në repartin e infektologjisë në Vranjë është sëmurë nga sëmundja e fruthit.

Pacienti është student i fakultetit të mjeksisë në Prishtinë dhe ai është infektuar në klinikën infektive në Prishtinë, mediat Serbe.

Ai kur ka vërejtur simptome të dyshimta është lajmruar në qendrën spitalore në Vranjë ku edhe është hospitalizuar.

Me këtë rast është edhe ndaluar përhapja e rrezikut, ndërsa gjendja shëndetsore e pacientit është stabile.

Raste të tjera të dyshimta në rrethin e Pçinjës nuk ka.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com