Konçuli sot mbajti takimet e vendlindjes (Foto/Video)
17:56 | 05 Gusht 2018

Sot në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit për herë të parë u organizuan Takimet e vendlindjes, ku patën rastin të takohen banorët e shumët të Konçulit ku tani më jetojn në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe shtetet e Europës.

Shumë bashkatdhetarë kishin rezervuar pushimet pikërisht më datën 5 Gusht 2018, për ta pritur ditën e sotëme pranë vendasëve të tyre ku në vendin e quajtur "Gradisht" në fshatin Konçul ishin tubuar më tepër se 500 qytetarë të shumët disa nga ta të cilët kishin ardhur nga vendet të cilat jetojn enkas për këtë ditë, disa nga ta siç edhe duket në fotogalerin e postuar në facebook në profilin e Bujanoci.Net, duken se po mallëngjehen duke ecur rrugëve arave të cilat si fëmij i kan punuar me familjarët e tyre, e për disa të cilët nuk mund të jenë prezent shkaku i problemeve me shtetin e Serbies, ne do të ju sjellim pamje nga ky eviniment.

Mediumet kryesore siç jan Diaspora TV (RTK), dhe mediumi lokal Bujanoci.Net, ju ishin përgjigjur këshillit organizativ të fshatit për ta përcjellur nga afër këtë atmosfer të bukur të cilën e kishin organizuar këshilli organizativ i fshatit kryesisht i përbër nga rinia, dhe i mbështetur financiarisht nga afaristi i mirnjohur në Gjermani nga Konçuli Lulzim Maliçi.

Për laborimin e historikun të fshatit Konçul foli autori i libëres "Konçuli gjatë historisë Monografi" Hysen Ahmeti, ku tregoj se si ka rrjedhur emëri i fshatit Konçul, dhe tregoj se Konçuli është vendë i lashtë pasi që jeta kishte filluar qysh në kohën e gurit tek vendi i quajtur "Gradisht" ku edhe është gjetur heshta e cila sot ndodhet në muzeun arkiologjik të Prishtinës, me mbishkrimin se kjo heshtë është gjetur në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, dhe vetë pozita gjeografike e vendit të ashtëquajtur "Gradishtë" është e përshtatëshme për atë kohë për fillimin e jetës në kohën e gurit, pasi të gjitha ishin afër lumi, dhe gurët për të punuar kasollet.

Në emër të këshillit organizativ për media foli, Amir Shabani ku falemderoj të pranishëmit dhe iniciatorët e këtij evenimenti.

Ndërsa edhe kryetari i bashkësis lokale Qerim Beqiri i falemderoj të pranishëmit dhe ju dëshiroj mirë se ardhëje edhe atyre të cilët kishin udhëtuar nga lartë që të shohin të afërmit e tyre, ndërsa kujtoj se shumica nga të cilët nuk mund të ishin të pranishëmit të cilët jetojn në shtetet e ndryshme rajonale, Europë, Amerik dhe në Australin e lartë.

Ndërsa para mediave foli edhe tani më i biznesmeni i mirnjohur për komunën e Bujanocit, i cili po ndihmon jo vetëm fshatin po edhe të gjithë komunën e Bujanocit në qdo aspekt, Lulzim Maliçi ku i falemderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrëje u ndje i befasuar nga pjesmarrëja nuk kishte bezuar se do të i përgjigjeshin kërkesave shum qytetarë, por fatmirsisht mediat e bëjn të vetën dhe portali Bujanoci.Net qysh nga fillimi i kësaj iniciative ka bër marketing vazhdimisht këtë iniciativ, por Maliçi kujtoj iniciativën e këtij evenimenti, ku edhe tani më i ndjeri ish kryetari i kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu i kishte kërkuar që të bëhet diçka për fshatin Konçul, dhe ishte arritur marrëveshja që të bëhet ky manifestim por ja që ai sot nuk është ne mesin tonë fizikisht por gjithmon në zemërat tona.

Ndërsa mungoj prezenca e Jonuz Musliu, por jo edhe familja Musliu, në emër të familjes Musliu, para mediav foli djali i Jonuzit, Shqiprim Musliu, ku falemderoj mediat për prezencën dhe të pranishmit duke aluduar në historikun e fshatit të lashtë Konçul fshat i cili gjithmon ka mbajtur gjallë frymën patriotike të Luginës.

Nuk mungoj as atmosfera e cila u organizua nga disa këngëtarë por flakën e shtyni Bardhyl Ahmeti nga Konçuli i cili jeton në Zvicër, ku të gjithë banorët i shtyni në valle, ndërsa për korografinë e tradicioneve muzikore Shqiptare, u kujdez grupi i valleve Shoqëria kuturore artistike, "Zëri i Luginës"./BujanociNet/

VIDEOT NË PËRPUNIM E SIPER, NDËRSA FOTOGRAFIT JAN ENDE DUKE U PUBLIKUAR VAZHDONI KLIKONI NE KËTË LAJM PËR FOTO TË REJA.

Të gjith ata të cilët nuk mund të klikojn mbi logon e facebook-ut apo Bujanoci.Net mbi fotografit e cila ndodhet, për ti parë të gjitha fotografit.

Alba Hoxha