Konçuli, po paguajn Ujësjellësin edhe pse nuk është i pishëm
12:42 | 21 Korrik 2018

Banorët e fshatit Konçul po vazhdojn të paguajn ujin e shërbyer nga NP Komunalija edhe pse ai është i pa pishëm dhe jo i shëndetëshem, banorët i bëjn thirrje NP Komunalija si organ kompetent për këtë shërbim të ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi ose nuk do të kryejn pagesat.

Në shtëpin e shëndetit në Konçul, ka një vitë që është vendosur njoftimi, për mos të pirë ujin nga Ujësjellësi pasi që ai nuk është i pishëm, edhe më tutje vazhdon të jetë i pa pishëm.
BujanociNet në kushte anonime ka kërkuar edhe nga puntorët e Ujësjellësit në fshatin Konçul për verifikimin e këti informacioni, ata kan thënë se tepër po paguajn qytetarët kur ka një vitë që uji është i pa pishëm.
Banorët e fshatit Konçul kan dërguar ankesat tek arkatarët të cilët bëjn matjen dhe mbledhjen e parave për Ujësjellësin por nuk dihet deri kur do të vazhdoj kjo gjendje, pasi që kosto e lartë po ju kushton edhe pagesa e Ujësjellësit edhe blerja e ujit për të pirë në marketet e ndryshme, andaj bëjn thirrje publike tek NP Komunalija për ndërmarrjen e ndonjë veprimi hapjen e puseve të reja ose ndërperjen e të gjithë shërbimit pasi që 90% e qytetarëve shfrytëzojn ujrat e puseve dhe ujrat e rrjedhëshem në malet e ndryshme.
Problemin e ujësjellësit e ka shqyrtuar rreth një viti më parë NP Komunalija ku ka shikuar hapjen e një pusi të ri, por sipas informacioneve të cilat posedon BujanociNet nuk është gjetur uji i pishëm, andaj shum banorë të fshatit Konçul kan bër kërkes publike drejt NP Komunalija që të marrë ndonjë hapë për të shërbyer qytetarët me ujësjellës ose mos të ju kërkoj pagesat e detyrushme pa ujë të pishëm./BujanociNet/

Edlira Rukaj