Konçuli i gatshëm të presë bijt dhe bijat e saj nga e gjithë bota
10:31 | 03 Gusht 2018

Më datën 5 Gusht 2018 për herë të parë do të mbahen takimet e vendlindjes, banorët kan përgaditur terenin për mbajtëjen e këtij evenimenti, ku shum nga të rinjët ndoshta do të njohë për herë të parë një Konçulas, i cili nuk jeton në fshat.

Këshilli organizativ ka marrur të gjitha masat për mbarvajtëjen e këtij evenimenti të parin në fshatin Konçul, ku shum të moshuar me entuziasëm po e presin që të shohin ndoshta për herë të fundit gjith banorët të bashkuar ashtu edhe siç ishte në kohërat e vjetëra të cilët të gjithë jetonin në Konçul, pasi që jetës nuk i dihet, shum nga Konçulasit u tretën duke ëndërruar këtë ditë duke pritur me padurim të rikthehen në fshatin e tyre të lindjes apo fshatrat stërgjyshor për të parë trevat e të parëve të tij edhe një herë në jetë.

Ndërsa këshilli organizativ ka njoftuar se do të ketë Muzik Live, Surle e tupana e shum surpriza tjera të cilat nuk dëshirojn të i bëjn publike deri në ditën e mbarvajtëjes së këtij evenimenti, andaj Konçulas mos e humbasni këtë eveniment, edhe ju të cilët keni një mik i cili ka lidhje me fshatin Konçul mos harroni ta njoftoni se këtë të diele pikërisht me 5 Gusht 2018 dot mund të i shohë të gjithë Konçulasit në një vendë, të njohim motërat dhe vllezërit tanë të cilët tani më nuk jetojn në fshatin Konçul./BujanociNet/

Edlira Rukaj