“Komunalija” e Bujanocit prëgadit ngritje të çmimeve për shërbimet

0

Qytetarët e Bujanocit me siguri nga 1 tetori i pret një rritje të çmimeve të të gjithë shërbimeve të komunalisë për 10%.

Ndërrmarja publike “Komunalija” nga Bujanoci në mbledhjen e fundit të këshillit komunal ka dalë me një propozim të çmimores së re e cila parashef para së gjithash rritje të çmimit të ujit nga 42.4 dinarë në 46.4 dinarë për një kubik ujë pa TVSH, ndërsa çmimi i ngrohjes nga 114.36 në 126 dinarë për metër katror, çka këtë shërbim do ta bëj njërin ndër më të shtrenjtin në tërë Serbisë.

Krahasuar me qytetin e Vranjës, ata paguajnë 90 dinarë, ngjajshëm sa edhe qytetarët e Kraljevës. Me këtë shtrenjtim një familje që banon në ndërtesën prej 40 metër katror në vend që të paguaj 6000 dinarë deri tani, ai do të paguaj 600 dinarë më shtrenjtë në muaj në sezonën e ngrohjes.

Nga ndërrmarja publike “Komunalija” këtë shtrenjtim e kanë arsyetar me inflacionin, ndërsa përkrahje ka marrë edhe nga kryetari Shaip Kamberi.

“Propozimi i tyre parashef rritje të çmimeve për 10%, rritje të çmimeve të harxhimeve dhe çmimit të energjentëve. “Komunalija” duhet të mbuloj harxhimet themelore që ti ofroj qytetarëve shërbime sa më kualitative” ka thënë kryetari Kamberi për jugpres

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com