Komunalia u del në ndihmë bujqve të Tërnocit

0

Banorët e lagjes së Strukarëve e sidomos ata të cilët kanë fushat e tyre në drejtim të fshatit Llapardinc tani e tutje do të kenë më të lehtë qarkullimin pasi që sot makineritë e NP Komunalia kanë filluar renovimin e këtyre rrugëve. Kryetari i Organit Mbikëqyrës nga kjo Ndërmarrje Avni Ismaili tha se, Komunalia do të jetë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë të qytetarëve të komunës së Bujanocit.

komunalia 1

Rruga nga fshati Tërrnocë në drejtim të fshatit Llapardnic të komunës së Bujanocit e që fillon në dalje të fshatit, me një gjatësi prej katër kilometra tani e tutje do të jetë më e qarkullueshme, pasi që këtë e bëri të mundur Komunlia me makineritë e tyre që sot ka filluar punën në terren. Kjo pjesë e fshatit Tërnoc është e rëndësishme pasi që shumë banor të këtij vendbanimi përveç që bëjnë shëtitje në atë pjesë aty ka dhe shumë fusha që deri më tani ka qenë e vështirë për të i punuar pasi që rruga ishte e pa kalueshme. komunalia 2Kryetari i Organit Mbikëqyrës nga kjo Ndërmarrje Avni Ismaili që ishte sot në vendin e ngjarjes tha se, Komunalia do të jetë në gjendje gadishmërie për çdo kërkesë të qytetarëve të komunës së Bujanocit. Një banor i lagjes së strukarëve që kishte dal sot për të i parë punimet e që dhe kishte fushat e tij atje, tha se, me renovimin e kësaj rruge, këto fusha do të punohen në të ardhmen. Ai po ashtu faleminderoj Komunalin dhe udhëheqësin e komunës së Bujanocit që po mundohet të i bëjë me të lehtë banorëve qarkullimin në rrugët që po punohen. Ismaili potencoi se përveç riparimit të kësaj rruge me gjerësi më shumë se tre metra, do të riparohet edhe rruga tjetër që kalon nga shkolla po në drejtim të Llapardincës sepse edhe atje ka fusha të banorëve tërrnocas./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com