Komunalia mer përgjigjen, uji është i pijshëm për fshatrat Lluçan dhe Turi

0

Pas vërshimeve të mëdha të shiut në territorin e Komunës së Bujanocit Ndërmarrja Publike “Komunalia” ditë më parë ka evidentuar një problem në puset e ujësjellësit, dhe për shkak se puset gjinden jashtë moravës e për shkaqe pasigurie që nuk ka qenë e mundur ti afrohet puseve, dhe për të qenë më të sigurtë, kryetari i këshillit mbykqyrës Avni Ismaili ka urdhëruar që menjëherë ujit të dërgohet për analiza në Entin Higjenik në Beograd.

uji-i-pijshem-per-17-dite-kufizime-ne-disa-zona

Ndërkaq për ndërprerjen e ujit të pijshëm banorët e fshatit Turi dhe Lluçan kanë qenë të njoftuar me kohë, u shpreh Ismaili. NP Komunalia banorëve të këtyre dy vendbanimeve gjatë periudhës së ndërprerjes së ujit të pijshëm i ka ofruar në dispozicion dy cisterna me ujë. Sipas Ismailit për shkaqe sigurie nga ndotja e ujit, për të mos ardh deri te ndonjë virus i mundshëm janë ndërmarrë hapat e menjëhershme pa ndërhyrjen e askujt, kështu duke dërguar ujin në institutin për analiza në Beograd. NP Komunalia sot ka marrë përgjigjen e analizave të ujit, ku janë informuar se uji është i pastërt dhe është plotsisht për pije./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com