Komuna i ka ndarë mjetet, drejtoresha akma nuk e ka siguruar aparatin e ultrazërit

0

Edhe pse ditë më parë mendohej që është zgjidhur problemi i aparatit i cili shërben për ultrazë në repartin e gjinekologjisë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, prap se prap zgjidhjes së këtij problemi ende nuk mund ti gëzohen gjinia femrore, gjegjësisht shtatëzënat, sepse në munges të kësaj aparature ato detyrohen që kontrollimet gjinekologjike ti kryejn në Vranjë apo nëpër ordinancat privatë për të cilat ato dëmtohen edhe matërjalisht.

dom zdravlja

Me ankes të disa pacientëve të cilët po ballafaqohen me ktë problem ekipi ynë sot vizitoi shtëpinë e shëndetit në Bujanoc gjegjësisht repartin e gjinekologjisë, për të parë se si është gjendja aktuale në ktë repart, ndërkaq nga punonjësit e këtij institucioni shëndetësor të cilët prapa kamerave sqaruan se, edhe pse janë ndarë mjetet finansiare nga buxheti i komunës për blerjen e këtij aparati, drejtoreshës së këtij institucioni nuk i bëhet vonë për zgjidhjen e këtij problem, ata mëtej shtuan se ajo përpos kërkesës së ndarjes së mjeteve nga buxheti i komunës nuk e ka lodhur veten që të fitoj ndonjë donacion për blerjen e këtij aparati, në munges të së cilit çdo ditë bëhet rrëmuj në ktë repart. Lidhur me ktë fakt ne sot nuk arritëm të takojmë drejtoreshën Llella Jovanoviq me përgjegjjen se ishte në udhtim zyrtar, përgjigje të cilën e kemi marë në të shumtën e rasteve. Ndërkaq në seancën e Kshillit Komunal të mbajtur më 16 mars të këtij viti është folur e kritikuar mjaft për mungesën e këtij aparati, ku drejtoresha Jovanoviq ka prezantuar tri oferta për blerjen e këtij aparati. Nga ana tjetër Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi njëkohësisht edhe kryesues i sencës, kishte thënë se, kjo çështje duhet të shqyrtohet në afat sa më të shkurtë dhe në favor të pacienteve kështu që gjinia femrore mos të përballen me kësi lloj vështërsi shëndetsore. Ashtu siç edhe është thënë në seancën e kshillit nga buxheti komunal për plerjen e aparatit në fjalë, janë ndar mjete në vlerë prej 8 mijë e 400 euro, e përse nuk është bler apo riparuar ende ky aparat atë e din më së miri drejtoresha e shtëpisë së shëndetit Llella Jovanoviq./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com