Komuna e Bujnaocit shpallë konkur për finansimin e informimit publik në komunën e Bujanocit për vitin 2015 (Formulari)

0

Drejtorati i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore të komunës së Bujanocit, ka shpallë sot Konkursin për bashkë-financimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në komunën e Bujanocit për vitin 2015. Afati për dorëzimin e aplikacioneve dhe projekteve, është nga sot 25 mars deri më 15 prill të këtij viti, tha Bajram Fejzullahu, kryeshef i drejtoratit të lartpërmendur.

tekst_(461)_sport-mediji-i-propaganda

Komuna jonë është e para që shpall kët lloj konkursi tha Fejzullahu, duke shtuar se, konkursi shpallët 2 herë në vit dhe për këtë konkurs janë siguruar 2 milion e 500 mijë dinarë. Konkursi i dytë do të jetë nga muaji gusht gjithçka mvaret nga mediat, theksoi Fejzullahu. Konkursu është shpallur për, bashkë-financimin e prodhimit dhe shpërndarjen e programeve të mediave publike në komunën e Bujanocit, të cilat janë të rëndësishme për arritjen e interesit publik dhe bashkë-financimin e projekteve dhe organizimit të pjesëmarrjes së gazetarëve dhe punëtorëve tjerë të mediave në ngjarjet profesionale, shkencore dhe përkujtimore për të promovuar standardet profesionale dhe etike në media, në fushën e informimit publik. Objektivat e konkursit janë zbatimi i të drejtave të qytetarëve në informim publik; zhvillimi i pluralizmit të mediave; stimulimi i krijimtarisë së medias në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit; mbështetje për prodhim të medias dhe realizimin e së drejtës së informimit në të gjitha fushat e jetës publike të veçantë dhe veçanërisht të grupeve të mbrojtura. Në konkurs mund të marrin pjesë: Botues mediash, medium i të cilit është futur në regjistrin e medias, e cila evidentohet në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit; personi juridik ose sipërmarrësi, i cili është i angazhuar në prodhimin e përmbajtjes së mediave dhe ka prova se përmbajtja e bashkë-financuar mediale do të realizohet përmes mediave; personi juridik ose sipërmarrësi, organizimi i projektit dhe pjesëmarrja në ngjarje profesionale, shkencore dhe përkujtimore, si dhe projektet për përmirësimin e standardeve profesionale dhe etike në fushën e informimit publik.Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs nuk e kanë botuesit e mediave që financohen nga fondet publike. Ndërsa të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs nuk e kanë personat fizik që kanë marrë më parë fonde të destinuara për projekt bashkë-financimit, dhe që në kohën dhe në formën e përcaktuar nuk kanë dorëzuar raportin narrativ dhe raportin financiar. Ftesa publike për pjesëmarrje në konkurs është publikuar në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit dhe në tabelën e administratës komunale të komunës së Bujanocit./BujanociNet/

01 Konkurs_za_medije-Konkursi_per_media-propozim

02 obrazac-1–prijava_4_per_informim

03 Obrazac-2-Narativni-i-finansijski-izvestaj

04 Budzet projekta –

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com