Komuna e Bujnaocit ka siguruar mjetet për stimulimin e bujqësisë, së shpejti do të hapet konkursi

0

Në ambientet e kuvendit komunal sot është zhvilluar seanca e shtatë me radhë e këshillit komunal të komunës së Bujanocit, nën kryesimin e kryetarit të komunës Nagip Arifit.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Antarët e këtij këshilli kanë shqyrtuar dhe aprovuar radhazi 14 pika të rendit të ditës duke filluar nga programi vjetor për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore të komunës së Bujanocit për vitin 2015, mbi këtë çështje i diskutua dhe se u sugjerua që qytetarët të njoftohen përmes medieve që këto të fundit duhet të njoftojnë më programe të ndryshme dhe se komisioni duhet të takohet me përfaqësuesit e Bashkësive lokale, kështu potencoi kryetari Arifi gjatë seancës dhe kjo pike me këto sugjerime është aprovuar njëzëri nga antarët. Vitin e kaluar toka bujqësore për hektar është dhënë tre mijë dhe katër mijë dinarë, kurse për këtë vit akoma nuk ka vendosur komisioni për çmimin. Bajram Fejzullahu ka raportuar para anëtarëve vendimin e komisionit për kultur të programeve dhe projekteve në territorin e komunës së Bujanocit për këtë vit i cili tha nga 1.7 milion dinarë, iu janë ndarë 1.6 milion subjekteve dhe shoqërive kulturore që kanë aplikuar me projekte të ndryshme dhe 100 mijë janë lënë rezervë dhe kjo pikë është aprovuar njëzëri. Kryetari i komisionit për përzgjedhjen e ofertueseve më të volitshëm për dhënien me qira të sipërfaqes publike në kohë të caktuar për vendosjen e objekteve montuese nga konkursi janë paraqitur dy ofertues nga Bujanoci dhe i kanë plotësuar kushtet dhe antarët iu kanë përgjigjur pozitivisht duke i vazhduar kontratën edhe për katër vite. Janë emëruar edhe 6 antarët mbi formimin e komisionit për zbatimin e procedurës së konkursit publik për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore shfrytëzues i cilës është komuna e Bujanocit, ku gjatë mbajtjes së mbledhjes së këtij komisioni kryetari Arifi tha se, për çdo tokë se në cilin fshatë është, duhet të jetë prezentë edhe kryetari i Bashkësisë Lokale. Po ashtu është miratuar edhe propozim aktvendimi mbi emërimin e komisionit nga drejtorati për bujqësi për ndarjen e mjeteve stimuluese për bujqësi, në këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit tha se, mjetet janë të siguruara dhe se në ditët në vazhdim pritet të hapet konkursi. Pika e parafundit ishte propozim konkluzioni për ndryshimin e konkluzionit për ndarjen e mjeteve financiare për financimin e rregullt të partive politike dhe deri më tani komuna jonë ka ndarë këto mjete për çdo tre muaj por tani me sugjerimin e revizorit duhet të i ndahen çdo muaj dhe këshilli iu është përgjigjur pozitivisht kësaj çështje./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com