Komuna e Bujanocit vjen me uebfaqe të re

0

Komuna e Bujanocit është pajisur me website të ri, faqe kjo e cila ofron mundësi të reja dhe të shumta për rritjen e transparencës, komunikimit të ndërsjell me qytetarët, raportimit të korrupsionit dhe problemeve.

Më e rëndësishmja, përveç shërbimeve online, ofron edhe mundësinë e regjistrimit të diasporës tonë. Me këtë do të mund të kuptojm se cilat janë shtetet dhe vendet në të cilat jetojnë qytatarët tonë, sa është numri i tyre dhe me çfar profesione merren.

Kjo faqe poashtu lehtëson procesin e paisjes me leje ndërtimi dhe dokumentacione personale, mundëson anketimin e qytetarëve dhe krijimin e kontakteve me Bashkësitë lokale dhe udhëheqësit e tyre, Shkollat, Klubet e sportit dhe OJQ.

Nëpërmjet kësaj faqe, personeli i angazhuar për krijimin e saj, ka krijuar emaila zyrtare për të gjithë përfaqësuesit e Komunës së Bujanocit, duke e zyrtarizuar dhe bërë edhe më serioz komunikimin.

Website është në fazën testuese dhe do të avancohet edhe më shumë ditëve në vijim.

Për çdo aktivitet të Komunës së Bujanocit informohuni nëpërmjet këtij website (www.bujanovac.rs ).

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com