Komuna e Bujanocit sot ka nënshkruar 154 kontrata për stimulimin të bujqve

0

Komisoni për ndarjen e subvencioneve në bujqësi, sot ka nënshkruar edhe 154 kontrata me bujqit lokal të komunës së Bujanocit.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit, sot edhe zyrtarisht janë nënshkruar 154 kontrata në bujqësi. Bëhet fjalë, për subvencionimin e 154 ekonomive bujqësore, që kapin vlerën prej 9.5 milionë dinarëve.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, para bujqëve lokal, deklaroi se, ajo që është  promovu se komuna e Bujanocit, do t’i ndihmojë bujqëve, ajo sot edhe po realziohet.

“Ky takim i sotshëm të mos shërbej vetëm si ceremonial i nënshkrimin i  të kontratave, por duhet të dëgjojmë nga secili nga ju, se a meriton ky projekt të vazhdoj të përkrahet edhe vitin tjetër, kur tashmë jemi në pregaditje e buxhetit për vitin e ardhshem” – deklaroi Kmaberi.

“Secilin nga ju kemi për t’a përkrahur nëse seriozisht merret me kultivimin e bujqësisë, duke i subvencionuar makineri, mjete pune dhe të ndryshme” – premtoi kryetari Shaip Kamberi.

Ndryshe, ketë vit, Komuna e Bujanocit, ka ndarë afro 34 milionë dinarë (afro 300 mijë euro) për mbështetje të zhvillimit të bujqësisë. Njëherit, kjo është subvenciomi më i madh i bujqësisë në historinë e Komunës së Bujanocit./Lugina-Lajm/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com