Komuna e Bujanocit siguron vendparkime të reja, nënshkruhet marreveshje me Gumoplastikën

0

Komuna e Bujanocit, me qëllim të vendosjes së rendit në qytet dhe krijimit të kushteve për parkimin e veturave, ka nënshkruar marreveshje me ndërmarrjen Gumoplastika dhe ka siguruar një numër të konsiderueshëm të vendparkimeve të reja.

Duke e pasur parasysh numrin e madhë të veturave, sidomos me ardhjen e bashkëatdhetarëve tonë, përveç Gumoplastikës, në shfrytëzim është marr edhe oborri i Shkollës së mesme që ndodhet afër qendrës së qytetit.

Me vendim të shefit të departamentit për punë të përbashkëta (Amir Xhaferi), është vendosur që edhe parkingjet zyrtar para objektit të Komunës së Bujanocit, pas orës 15:00 të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve.

Luten qytetarët që nga dita e neserme të shfrytëzojn lokacionet e reja për parkim.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com