Komuna e Bujanocit shpall konkurs publik për organizatat sportive
09:56 | 11 Shkurt 2015

Komisioni për vlerësimin e projekteve dhe programeve nga sfera e sportit i komunës së Bujanocit shpall konkurs publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive me seli në territorin e komunës së Bujanocit. bujanovac-grbAfati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është 20 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të Administratës kominale dhe në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit në internet. Fletëparaqitjen për konkurim mund ta merrni në websajtin e komunës www.bujanovac.rs , ose në notarinë e administratës lokale nr.101. Në linkun në vijim mund të informoheni më detajisht rreth konkursit, si dhe të shkarkoni formularin e fletëparaqitje. Konkursi Fletparaqitja
Edlira Rukaj