Komuna e Bujanocit shpall konkurs për bashkfinancim në fushën e informimit publik
16:28 | 26 Shkurt 2019
Thirrje publike për pjesëmarrje në konkurs për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit, për vitin 2019

Lënda e konkursit

Lëndë e konkursit është bashkëfinancimi i prodhimit të përmbajtjeve mediale në territorin e komunës së Bujanocit në vitin 2019, të cilët janë të rëndësishëm për realizimin e interesit publik i cili është i definuar me nenin 15. të Ligji mbi informimin publik të medieve.

Konkursi shpallet për bashkëfinancimin e projekteve realizimi i të cilëve zgjatë deri më 31.12.2019.

Mjetet e ndara për projektet të cilat zgjasin më shumë se një vit, paguhen në vitin për të cilin është shpallë konkursi.

Pjesëmarrësit e konkursit të cilët kanë marrë mjete, raportin mbi realizimin e projektit i dorëzojnë organit i cili ka ndarë mjetet, në formën e raportit narrativ dhe financiar, në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur.

Qëllimet e përgjithshme konkursit: mbështetja e realizimit të drejtave të qytetarëve në informim publik; zhvillimi pluarizmit medial, stimulimi i krijimtarisë mediale në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit; mbështetja e krijimtarisë mediale dhe realizimit të së drejtës për informim në të gjitha fushat e jetës publike, posaçërisht grupeve të mbrojtura.

Komuna e Bujanocit, në bazë të kësaj thirrje publike do të bashkëfinancojë projektet për realizimin e interesit publik në lëminë e informimit publik që kanë të bëjnë me:

  1. Rinia dhe perspektiva në komunën e Bujanocit;
  2. Informimi i qytetarëve për një ambient të pastërt;
  3. Jeta multikulturore në Bujanoc;
  4. Transparenca në Administratën komunale;
  5. Fshati pa asnjë banor – shpërngulja nga komuna e Bujanocit;
  6. Informohu për cilësinë e arsimit nëpër shkolla;
  7. Moszhvillimi ekonomik si shkak i papunësisë në komunën e Bujanocit;
  8. Sporti dhe bashkëjetesa në mes komuniteteve në Bujanoc;
  9. Bashkëpunimi ndërkufitar;
  10. Pozita e pakicave nacionale;
  11. Roli i OJQ-ve në Bujanoc.

 konkurs

Obrazac 1 Formulari 1- Prijava Paraqitja (2)

Budzet-projekta-Buxheti-i-projektit-1 (4)

Kejvina Kthella