Komuna e Bujanocit, planifikon të trefishoj buxhetin për bujqësin në vitin e ardhëshëm

0

bujqit

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi së bashku me kryeshefin e administratës komunale, Ismail Pajaziti dhe bashkëpunëtorë tjerë morën pjesë në ndarjen e subvencioneve për 100 ekonomi bujqësore lokale.

Në kuadër të ndihmës së vazhdueshme që do ti japë bujqësisë, nga Buxheti i komunës së Bujanocit, gjatë javës së ardhshme, do të subvencionohen 100 ekonomi bujqësore.

Për këto nevoja Komuna e Bujanocit ka ndarë 4.213.689 dinarë për subvencione bujqve individual. Nënshkrimi i kontratave me bujqit do të bëhet të mërkurën më 14 shtator, prej kur edhe do të fillojë ndarja e mjeteve bujqve.

Ky është konkursi i dytë për subvencionime bujqësisë të cilin po e realizon komuna. Ndërkohë që planifikimet për vitin tjetër parashohin rritjen e madhe të buxhetit për bujqësi që flet për një orientim strategjik të komunës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com