Komuna e Bujanocit pjesë e projekteve të gadrës së Ohaio-s të SHBA-ve

0

Kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e gadrës së Ohaio-s të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takim në të cilin kanë prezentuar edhe përfaqësues të ushtrisë serbe. Pas diskutimeve në këtë takim është dhënë përkrahja nga pushteti lokal për realizimin e projektit nga brigada ushtarake nga shteti i Ohaoi-s për revovimin e shkollës së Muzikës në Bujanoc dhe çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” projekt ky i cili do të finanasohet nga vet ushtria amerikane, konkretisht nga njësiti i Ohaio-s, tha kryetari i komunës Nagip Arifi.

Garda 1Nagip Arifi pas përfundimit të takimit. Sipas Arifit, ky bashkëpunimit kishte filluar vitin e kaluar me atasheun e brigadës ushtarake nga shteti i Ohaio-s, ndërsa këtë verë fillonë konkretizimi i bashkëpunimit. Ky projekt do të filloj në fillim të muajit gusht, ku do të realizohet një mbrëmje argëtuese në qendër të qytetit, dhe me këtë rast do të informohen qytetarët e komunës së Bujanocit që ushtria amerikane në bashkëpunim me atë serbe do të renovojnë çerdhen e fëmijëve dhe shkollën e muzikës tha kryetari Arifi, dhe sipas këtij të fundit ushtria nuk është vetëm për luftë por edhe për paqe. Garda 2Kapiteni i ushtrisë amerikane Derril Skot njëherit edhe përfaqësues i zyrës për mardhënie bilaterale tha se, është nda i kënaqur për mikëpritjen dhe përkrahjen e pa kompromisë që ka ofruar i pari i komunës Nagip Arifi, për të siguruar fëmijëve të kësaj komune ambiente komode dhe kushte të mira. Sipas kapitenit Deril Skot projekti i renovimit të çerdhës dhe shkollës së muzikës është zinxhir i projekteve që janë realizuar nëpër Evrop dhe finansuar nga ushtria amerikane. Agjenda e brigades së Ohaio-s pas takimit me kryetarin e komunës ishte vizita në shkollën e Muzikës dhe Çerdhes “Gëzimi Ynë” në Bujanoc ku janë njoftuar përsëafërmi me kushtet dhe vendim ku do të punojnë. E veçanta në këtë projekt dhe atrakcion është që do të jenë 42 ushtar amerikan në mesin e tyre edhe disa serb të cilt do të punojnë vet në realizimin e projektit, ku përveç punës fizike ushtria amerikane do të sjell edhe tërë materialin e duhur.F.Rexhepi/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com