Komuna e Bujanocit pjesë e 11 komunave që kanë përfituar nga programi i KPQK në Serbi të financuar nga BE
18:39 | 21 Shtator 2018
Komuna e Bujanocit dhe Konferenca e përhershme e qyteteve dhe komunave më Serbi, sot kanë nënshkruar kontratën e vlefshme për programin "Përkrahja e Bashkimit Europian për mbeshtetjen e inkluzionit të romëve - fuqizimi i komuniteteve lokale për inkluzionin e romëve", ku Bujanoci është në mesin e 11 komunave që kanë përfituar nga ky konkurs.

Programi financohet nga Bashkimi Europian, ndërsa Komuna e Bujanocit me grantin e fituar do të bëjë rregullimin e planit urbanistik në lagjen e re të romëve në afërsi të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

Nevina Shtylla