Komuna e Bujanocit përfituese e grantit prej 150 mij eurove për rregullimin e ndriçimit publik
09:31 | 10 Tetor 2018
EUPRO: Komuna e Bujanocit përfituese e grantit prej 150 mij eurove, konkurente në mesin e 99 komunave

Zyra për zhvillim ekonomik lokal e komunës së Bujanocit ka siguruar mbështetje me vlerë prej 150.000,00 euro për realizimin e projektit të ndryshimit dhe modernizimit të sistemit të ndriçimit në qytet.

Qyteti i Bujanocit do të ndërtoj rrjet të ndriçimit bashkëkohorë i cili do të mundësoj zvogëlimin e shpenzimeve të ndriçimit publik deri në 40%.

Sitemi i ri i ndriçimit në qytetit e Bujanocit nga sistemi i thjeshtë do të shndrrohet në sistemin e ndriçimit LED.

 

Aurela Hoxha