Komuna e Bujanocit organizon debat me OJQ-të, SHKA-të dhe mediumet, për planifikimin e buxhetit për vitin 2018

0

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, realizoi sot debat për planifikimin e Buxhetit për vitin 2018 me përfaqësuesit e Medias, Organizatave joqeveritare dhe Shoqërive kulturoro – artistike.

Kryetari Kamberi u zotua se për mjetet e ndara në vitin 2017 do të kërkohet raport mbi realizimin e secilit projekt veç e veç.

Kryetari Kamberi inkurajoi mediat që të raportojnë drejtë dhe të kryejnë punën në mënyrë profesionale.

Debati kaloi në atmosferë të mirë dhe ishte konstruktiv e konkret.

Qytetarët kanë të drejtë të jenë pjesë e përpilimit të buxhetit, Komuna e Bujanocit e vendosur për bashkëpunim dhe transparencë./BujanociNet/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »