Komuna e Bujanocit ka shpallur konkurs për Shoqatat joqeveritare
13:49 | 07 Shkurt 2019
Në bazë të nenit 4. të Rregullores mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve në Komunën e Bujanocit (“Gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit”, nr. 19/14), Komisioni për shoqata të qytetarëve i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 06.02.2019., shpallë

 KONKURS PUBLIK

 

për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve

me seli në territorin e Komunës së Bujanocit

Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2019 në pozicionin 243, funksioni 860, klasifikimi ekonomik 481 “Grantet për organizatat joqeveritare”, të Vendimit mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2019, në shumë prej 3.000.000,00dinarë, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë, në territorin e Komunës së Bujanocit, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve, në Komunën e Bujanocit (në vazhdim të tekstit: Rregullorja).

 

 KONKURSI PER SHOQATA JOQEVERITARE 2018 KONKURSI PER SHOQATA JOQEVERITARE 2019

APLIKACION SHOQATAT JOQEVERITARE

Kejvina Kthella