Komuna e Bujanocit hynë në majën e regjioneve turistike falë “Organizatës turistike Bujanoc”

0

Organizata turistike e Bujanocit është themeluar në vitin 1995, në cilësinë e organizatës komunale për promovimin dhe përparimin e turizmit në nivel të komunës së Bujanocit më fushëveprimtari të definuara me Ligj për turizmin.
Sipas numrit të destinimeve komuna e Bujanocit hynë në majën e regjioneve turistike, ndërkaq sa i përket ofertës turistike ofron përmbajtje: Banjën e Bujanocit, Manastirin e Pçinjës dhe trashigimi arkeologjike në lokalitetin Kalaja e Kërshevicës, ndërsa është dhe muzeu i Komandantit Ridvan Qazimi në Tërnoc dhe vende tjera që mund të vizitohën në komunën tonë.
Gjithësesi puna e Organizatës turistike është ngushtë e lidhur me aktivitetet individuale të bartësve të ofertës turistike (hotelet private, amëvisiritë rurale, pansionet dhe përfaqësuesit e kultures). Raporti i punës për vitin 2016 përfshinë aktivitetet më të rëndësishme të Organizatës turistike të Bujanocit, të cilat janë të sistemuara dhe të ndara sipas fushvëveprimit të punës së saj në këto tërësi:

– Aktivitetet promovuese
– Bashkpunimi me qiradhënësit dhe mini hotelet
– Pjesmarrja në manifestime
– Aktivitetet investuese dhe projektuese.

Organizata turistike e Bujanocit, së fundi ka marrur pjesë në panaiere të ndryshme të turizmit në rajonë, duke promovuar resurset e saja turistike në komunën e Bujanocit.
Organizata turistike e Bujanocit në statistikat e saja ka nxjerrur se në komunën tonë funksionojn, shkruan Bujanocinet.
13 amëvisëri të reja prej të cilave 10 jan qiradhënës privat dhe 3 amëvisëri fshatare.
Me angazhimin e Organizatës turistike të Bujanocit në promovimet turistike të potencialeve ka ardhur deri te shtimi i kapaciteteve të ndërutara rishtas dhe të të hyrave nga veprimtarit turistike, kështu që numri i përgjithëshëm i kapaciteteve strehuese dhe amëvsërive të cilat merren me ofrimin e strehimit ka arritur në 187 dhoma, 472 shtretës që na jep numrin prej 37 subjekteve që merren me turizëm në komunën tonë.
Rekuperimi i arkëtimit të taksës së qëndrimit.

2014 – 340.000,00 din.
2015 – 96.400,00 din.
2016 – 62.000,00 din.

Sipas arkëtimit/pagesës së taksës mund të themi se në vitin 2016 ka pasur rreth 1.240 bujtje.
Duke bërë krahasimin për pagesën e taksës së qëndrimit kemi ardhur deri te përfundimi për ekzistimin e trendit të rënies së saj. Arkëtimi i taksës së qëndrimit i është besuar Inspeksionit republikan për turizëm. Në periudhën e kaluar janë bërë përpjekje të mëdha për përmisimin e kualitetit të ofertës së përgjithshme turistike në Komunën e Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com