Komuna e Bujanocit hap konkurs për shoqëri kulturore
09:57 | 23 Shkurt 2015

KONKURSIN MUND TA SHKARKONI >> KËTU <<

KONKURS PUBLIK për financimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës me seli në territorin e Komunës së Bujanocit I Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2015 në pozicionin 310, funksioni 820, klasifikimi ekonomik 481 “grantet për organizatat joqeveritare – shoqëritë kulturo artistike”, të Vendimit mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2015, në shumë prej 1.700.000,00 dinarë, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë, në territorin e Komunës së Bujanocit, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e kulturës, në Komunën e Bujanocit (në vazhdim të tekstit: Rregullorja). II Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve e kanë Shoqëritë kulturo artistike, shoqatat dhe sekcionet amatore nga neni 3. i Rregullores e cila i përmbushë këto kushte: -të ketë selinë në territorin e Komunës së Bujanocit, të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në këtë sferë, që programi ose projekti të realizohet në territorin e Komunës së Bujanocit dhe jashtë teritorit të saj, me kusht që me aktivitetet e saja ta përfaqësoj Komunën e Bujanocit. III Krahas fletëparaqitjes nevoiten edhe këto dokumente: plani dhe programi i punës për vitin 2015, fotokopia e ekstraktit të Agjensionit për regjistrat ekonomik, të dhënat mbi personin e autorizuar për realizimin e programit ose projektit, numri i llogarisë rrjedhëse dhe NIT(PIB). IV Në konkursin për financim dhe bashkëfinancim, kanë Shoqëritë kulturo artistike, shoqatat dhe sekcionet amatore nga teritori i Komunës së Bujanocit të cilat realizojnë projekte dhe kërkesa nga këto fusha: Përmbajtja e planit dhe programit si edhe manifestimet të cilat janë me rëndësi, Kontributi në njohjen dhe promovimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore te fëmijët dhe të rinjtë, ndikimi në përhapjen e vetëdijes mbi rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Kontribut i bashkëpunimit dhe i rrjeteve në mes të shoqatave të njejta ose të ndryshme, të formatit – SHKA, sekcioneve amatore, etj, Promovimi i principeve multikulturore përmes mbrojtjes dhe prezantimit të përbashkët të tradhëgimisë kulturore në komunën e Bujanocit Kontributi në krijimin, prezantimin dhe promovimin e përmbajtjeve të reja të bazuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. V Aplikuesit që konkurojnë me programe ose projekte për vitin 2015 duhet ta sjellin edhe raportin financiar për programet ose projektet e realizuara nga buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2014. VI Afati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është 22 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të Administratës komunale dhe në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit në internet, i cili fillon të rrjedhë nga 23.02.2015 deri më 16.03.2015. VII Fletëparaqitja në konkurs krahas dokumentacionit përkatës i paraqitet Këshillit komunal të Komunës së Bujanocit – Komisionit për kulturë, me shenjën: “Fletëparaqitje për konkurs publik për financimin e programve vjetore dhe të projekteve nga sfera e kulturës – të mos hapet” VIII Fletëparaqitja për konkurs dorëzohet: me letër rekomanduese në adresën: Komuna e Bujanocit – Këshillit komunal(komisionit për kulturë.zyra nr.301 ), 17520 Bujanoc, rr. K. Petroviq nr. 115, ose drejtëpërsëdrejti në Shkrimoren e Administratës komunale në Bujanoc IX Ekstraktet e fletëparaqitjes mund të merren duke i shkarkuar nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit në internet www.bujanovac.rs ose mund të merren në objektin e Komunës së Bujanocit, zyra numër 301. Valide do të konsiderohen vetëm se fletëparaqitjet e dërguara në këto ekstrakte ndërsa nuk do të shqyrtohen fletëparaqitjet me dokumentacion jo të plotë dhe jashtë afatit. KOMISIONI PËR VLERËSIMIN E PROGRAMEVE DHE PROJEKTEVE NGA SFERA E KULTURËS NË KOMUNËN E BUJANOCIT PËR VITIN 2015. KRYETAR I KOMISIONIT BAJRAM FEJZULLAHU FLETËPARAQITJE Për pjesëmarrje në konkursin publik për ndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2015 për programet vjetore dhe projektet në fushën e kulturës
Aurela Hoxha