Komuna e Bujanocit fiton edhe një projekt nga EU PROGRESI

0

Menaxheri i programit të Progresit Evropian Grim Tindell përmes një letre dërguar kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, e ka njoftuar me rezultatet e konkursit për aplikacion lidhur me hartimin e planeve të rregullimit detal.

progres-620x350

Në njoftim dërguar kryetarit Arifi thuhet se, në emër të programit PROGRESI Evropian, kam nderin të ju njoftojë se pas evaluimit administrativ dhe programor të aplikacionit për hartimin e planeve të rregullimit detal të cilin e ka dërguar komuna e Bujanocit, Këshilli drejtues i PROGRESIT Evropian, me anë të votimit elektronik të mbajtur në periudhën prej 01 deri më 10 korrik, 2015 ka vendosur që propozim projekti juaj të rekomnadohet për financim. Në njoftim gjithashtu thuhet se, vlerësojmë përpjekjet që keni bërë për përgatitjen e këtij projekti dhe ju falënderojmë juve dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj për pjesëmarrjen aktive gjatë implementimit të konkursit për hartimin e planeve të rregullimit detal./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com