Komuna e Bujanocit do të përfitojë mbi 100 milionë dinarë nga Simpo

0

Kuvendi komuna i Bujanocit sot ka shqyrtuar dhe aporvuar shqyrtimin dhe miratimin e konkulzionit të Qeverisë së Republikës të Serbisë numër 023-8463/2014-3 të datës 07 gusht 2014. Kjo pik ka të bëjë me me borxhin e kompanisë “Simpos” ndaj komunës së Bujanocit, si tatim në paga, firmarin dhe pronë e cila i ka borxh komunës rreth 100 milion dinarë.

simpo

Këshilltarët komunal të komunës së Bujanocit janë mbledhur sot në seancën e gjashtë për të diskutuar dhe aprovuar shqyrtimin dhe miratimin e qeverisë së Serbisë që ka dhënë konkluzion kundër firmës gjigante në Sërbi “Simpos” e cila ka filialën e saj edhe në komunë të Bujanocit. Por ajo që është më shqetësesue për qyetarët tanë dhe komunën është borxhi i Simpos ndaj komunës sonë që e dëmton buxhetin e komunës e që është një vlerë jo më e vogël se 100 milion dinarë, si në tatimin e pagave. Pika e sotshme kishte të bënte vetëm me tatimin mbi paga kurse prap do të merret me tatimin e firmarinës dhe tokës që i ka Simpo borxh komunës. Kuvendi komunal i udhëhequr nga kryetari i saj, Jonuz Musliu sot ka disktuar me gjersisht rreth kësaj pike dhe sqarimit se si duhet të kryen obligimet ndaj komunës që ka në shfrytëzim Simpo. Borxhi 100 milion dinarsh do të paguhet sipas tyre me këste nga 6 deri në 12 muaj. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi para këshilltarëve ka sqaruar se si janë grumbulluar këto mjete. Ai tha se, ky borxh do të shlyhet dhe se avokati i komunës në koordinim më Arifin janë duke punuar në këtë drejtim që sa më shpejt të kryhet kjo procedur dhe komuna të marrë atë që e meriton e të orientoj aty ku është nevoja dhe duhet. Kryetari, Nagip Arifi po ashtu thekësoi se komuna nga viti 2009 me borxhin e Simpos është aksionar i saj. Borxhi i Simpos vetëm nga qershori i vitit të kaluar në tatimin në pronë, taksat dhe tatimet mbi tokën komunale, arriti në 9.362.000 dinarë, dhe “kondiva” 8.316.000 dinara./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com