Komuna e Bujanocit do të participojë me 10% në projektet e EU PROGRES-it

0

Këshilli drejtues i EU PROGRES-it sot në qytetin e Aleksincës ka mbajtur një takim në të cilin janë aprovuar kriteriumet për ofrimin e përkrahjes klasterëve me vlerë të përjithshme prej 200.000 euro.

UO Aleksinac 28 10 2014_ 013 (1)

Këshilli gjithashtu ka aprovuar kriteriumet për ndarjen e përkrahjes pushteteve lokale për rregullimin e dokumenteve teknike për projektet sociale, ekonomike dhe të infrastrukturës, për këtë fusha janë ndarë 1.78 milionë euro. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili u shpreh se, “në këtë takim është biseduar për projektet e ardhshme të cilat do të finansohen nga programi EU PROGRES 2. Sipas kryetarit Arifit, nga Prograsmi EU PROGRES 2 është i hapur një konkurs deri më 14 nëntorë ku pritet të konkurojë edhe komuna e Bujanocit përmers zyrës për zhvillim ekonomik lokal dhe konkursi tjetër do të jetë në janar dhe shkurt të vitit 2015 i cili kap vlerën 1 milion e 750 mijë euro. Kryetari Arifi thkesoi se, shuma e projketeve me të cilët do të konkurohet është 50.000 euro për cdo projekt, ndërsa komuna do të participojë me nga 10 %. Komuna e Bujanocit do të konkurojë nëpërmjet zyres për zhvillim ekonomik. “EU PROGRES-i është një shans i ri për të gjith ne që të ndërtojmë kushte të volitshme për të investuar dhe zhvillim të punësimit, që ta forcojmë bazën për zhvillim të infrastrukturës, që t’ju ndihmojmë të aprovoni disa nga praktikat më të mëdha globale në realizimin e projekteve” ka thënë përfaqësuesi i sektorit 3 të delegacionit të Unionit Evropian Rihard Masha. UO Aleksinac 28 10 2014_ 002 (1)Komunat të cilat janë të përfshira në këtë program janë: Novi Pazari, Ivanjica, Nova Varosh, Priboj, Prijepole, Rashka, Senica dhe Tutin në jugperëndim të Sërbisë, si dhe Prokuple, Bllace, Zhitoragja, Kurshumlia, Leskoci, Bojnik, Vllasotinc, Leban, Medvegja, Cërna Trava, Vranjë, Bosilegrad, Bujanoc, Vladicin Han, Preshevë, Surdulic, Tërgovisht, Brus, Aleksinc, Gadgjin Han, Dolevc, Meroshin, Svërlig, Babushnic, Bella Pallanka dhe Knjazhevc./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com