Komuna e Bujanocit do të ketë mbështetje në fushën e mjedisit
20:05 | 08 Prill 2019

Gjatë ditës së sotme Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Matoshi, ka mirëpritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Bujanoc, Shaip Kamberin.

Në këtë takim, ministri Matoshi dhe kryetari Kamberi biseduan për sfidat në fushën e mjedisit në Komunën e Bujanocit.

Në këtë takim u diskua edhe për krijimin e hapësirave të gjelbëra në Tërrnoc si dhe për pajisje me kontejnerë familjarë dhe kolektiv në komunën e Bujanocit.

 

 

Kejvina Kthella