Komuna e Bujanocit analizon situatën e krijuar 5-10 Janar 2017

0

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i udhëhequr nga kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ka mbajtur mbledhjen e radhës sot.

Ndër të tjera, qëllimi i kësaj mbledhje ishte analizimi i situatës nga 5-10 Janar dhe gjendja në të cilën po ndodhen vendbanimet e komunës së Bujanocit pas reshjeve të mëdha të borës.

Anëtarët e shtabit konstatuan se koordinimi me situatën e krijuar ishte i mirë dhe se është bërë mjaftueshëm në mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë territorin e komunës së Bujanocit.

Kryetari i komunës, njëherit edhe komandant i këtij shtabi, ka kërkuar që të gjithë mekanizmat të jenë në dispozicion për reagime sa më të shpejta dhe efikase./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com