Kompanitë nga Bujanoci përfitojnë 36 milion dinarë subvensione

0

Përfaqësuesit e 21 subjekteve private ekonomike nga komuna e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës të cilët në bazë të konkursit të këtij viti që kanë fituar mjetet e subvencioneve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe punësim shtesë nga ana e Trupit Koordinues sot bënë nënshkrimin e kontratës në sallën e vogël të shtëpisë së kulturë në Bujanoc.

muki 4

Dhurimi i kontratave u bë nga ana e kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq si dhe nga udhëheqësi i zyrës për zhvillim ekonomik nga komuna e Preshevës Ilir Sadriu. muki 3Përfitues të subvendioneve nga Trupi Koordinues për këtë vit, 15 janë nga komuna e Bujanocit me mjete të fituara në përgjithësi 36.151.480 dinarë. nga komuna e Preshevës 5, me shumën e mjeteve të fituara afër 12 milionë dinarëve si dhe nga komuna e Medvegjës është 1 përfitues dhe ka përfituar 3 milion dinarë. Vlera totale e mjetve që kanë përfituar është 51 milionë dinarë. Zoran Stankoviq kryetar i Trupit Koordinues në këtë solemnitet tha se, buxheti i planifikuar për ndarjen e këtyre subvensione është paraparë 60 milionë dinarë, mirëpo janë ndarë 51 milionë dinarë dhe kjo shumë do të ndahet për të gjitha kompanit e përfituara në këto tri komuna. muki1Stankoviq shtoi se, “me këtë program Qeveria e Sërbisë nëpërmjet Trupit Koordinues synon ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të këtyre komunave në mënyrë që ndërmarrësit e këtij rajoni të jenë konkurent, parasegjithash konkursi është i drejtuar për të stimuluar punësimin. Që nga viti 2012 që ka filluar projekti subvensionet e pa kthyeshme të të gjitha kompanive të cilat i plotësojnë kushtet, unë kam knaqësi të posaçme pasi që Bujanoci çdo vitë është duke përparuar në këtë drejtim, tha para të pranishmëve kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Arifi gjithashtu potencoi se, komuna e Bujanocit është duke treguar rezultate positive në aspektin e zhvillimit ekonomik, por kjonuk do të thotë se do të ndalemi me kaq. Sllobodan Drashkoviq kryetar i komunës së Medvegjës falënderoi Trupin koordinues dhe atyre që kanë punuar dhe kanë zgjedhurë këtë projekt, Ragmi Ramadani përfitues i subvensioneve nga kompania “Dekor” tha se kompania e tij ka momentalishtë 20 punëtorë, “ne do të rrisim numrin e punëtorëve dhe se ky donacion është shumë i mirë për të gjitha firmat përfituese” Udhëheqësi i zyrës për zhvillim ekonomik nga komuna e Preshevës Ilir Sadriu tha se, programi ekonomik që po zhvillohet tri vitet e fundit në këto tri komuna nga ana e Trupi Koordinues lirishtë mundë të themi se ka dhënë një kontribut të madhë në subjektetafariste, kjo ka bërë që ata të rrisin edhe numrin e punëtorëve, çka është një hap shumë pozitiv. Në tri komunat Bujanoc Preshevë dhe medvegjë nga ofertuesit e subvensioneve të përfituar nga Trupi Koordinues do të punësohen 85 qytetarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com