Kompanitë e sigurimit përçahen për policat kufitare

0
Bashkatdhetarët mund të mbajnë shpresë ende që pagesa e detyrueshme në kufi për të hyrë në Kosovë të përgjysmohet, shkruan sot Koha Ditore.
polisa
Përgjysmimi i tarifës së policës kufitare ka dalë si kërkesë e Kuvendit dhe guvernatorit të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, pas presioneve publike të bërë nga diaspora. Asambleja e Përgjithshme e Byrosë së Sigurimeve ka caktuar një takim për të hënën, në të cilën do të diskutohet mundësia e uljes së çmimit të policave kufitare. Në prag të këtij takimi edhe një herë kanë dalë përçarjet që kanë kompanitë për uljen e çmimit. Ato kanë dalë me deklarata kundërshtuese gjatë të enjtes. Ndërkohë burimet e gazetës kanë bërë të ditur se takimi i kompanive është shtyrë gjatë gjithë kësaj jave për shkak të mungesës së konsensusit për kohën e mbajtjes së saj dhe mospërshtatjen e agjendave të 12 kompanive. Burimet e gazetës po ashtu kanë sqaruar se kompanitë kanë qëndrime të ndryshme sa i përket uljes së çmimit të policave kufitare. Disa prej tyre e kundërshtojnë në tërësi uljen e çmimit, e disa janë për ulje më të moderuar të çmimit krahasuar me çmimin që është përfolur gjatë javëve të fundit për përgjysmim të tij.

 

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »