Kompania “GAGI” nga Tërrnoci gëzon fëmijët e Entit parashkollorë në Tërrnoc (Foto)

0

Në paralelen e ndarë të Entit Prashkollor “Gëzimi Ynë “ në fshatin Tërnoc sot mbretëronte një atmosferë gëzimi dhe brohoritje nga fëmijët “Na kanë sjellë dhurata, sa shum i dua dhuratat“ sepse për ta ishte përkujdesur Kompania ”GAGI” me pronar Burim Arifin i cili ka siguruar për secilin fëmijë nga një pako përplot ëmbëlsira. Dita e premte  e 26  Dhjetorit të këtij viti ishte ndryshe nga ditët e tjera.

1

Fëmijët u grumbulluan si zakonisht, por jo me librat dhe fletoret për të bërë mësim, ata këndonin dhe duartokisnin përderisa një nga një merrnin edhe pakot me plot dhurata. Ky është viti i dytë më radhë që kompania “GAGI” nga Tërrnoci sjell gëzim te çdo fëmijë në paralelen në fshatin tërnoc “Gëzimi Ynë”  e që është një gjest shumë human, çast i bukur e mbreslënës shëprndarja e dhuratave. 2Duke qenë shumë modest dhe duke dëshiruar të mos ekspozohet në opinion, pronari i kompanis Burim Arifi vetëm se nga koridori i çerdhës shikonte nga larg gëzimin e fëmijëve që i kishte sjell sot përmes dhuratave. 3Ata të cilt mezi prisnin të merrnin pako ishin parashkollorët e të cilt nuk hezituan edhe të tregonin emocionet e tyre sa janë të gëzuar dhe me kë do ti ndajën dhurata e tyre. Edukatorja Sabrije Salihi tha se, “Kjo traditë e të sjellit gëzim në fundvit për fëmijët ështe vërtet një vepër e madhe. Ajo ndjehet shum e lumtur që po praktikohet kjo praktikë nga donatorët” Siq kemi mësuar nga edukatoreshat, kompania “GAGI” për disa fëmijë në këtë çerdhe prind e të cilëve nuk qëndorjnë mirë ekonomikisht, këtë muaj ka paguar edhe shujtën e mëngjesit apo siç është njohur kuzhinën mujore. Fenomeni Baba Gjyshi i Vitit të Ri ai i cili bënë surpriza për fëmijët çdo fund vit, sot ishte Kompania “GAGI” e cila dhuroi dhurata për 72 parashkollor./BujanociNet/

4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com