Koalicioni stabil, por…

0

Prej formimit te koalicionit qeverises PVD-APN në Preshevë vazhdimisht kanë qarkulluar zëra për probleme në funksionimin e qeverisjes lokale nga ky koalicion. Shpesh në opinion kishte fjalë se problemet në mes të partnerëve të koalicionit kanë arritur në pikën kritike sa që përflitej edhe prishja e marrëveshjes.

Mirëpo deri tani këto pretendime dolën të pa sakta nga se liderët e dy partive qeverisëse në shumë raste i demantuan spekulimet për prishje koalicioni. Mirëpo shtrohet pyetja se a ka probleme në funksionim të pushtetit lokal në Preshevë? Portali rtvpresheva.com nga burimet e veta mbrenda kryesis së PVD-së merr vesh se sot 08.01.2016 u mbajt mbledhja e kryesis së PVD-së, këshilltarëve si dhe drejtorëve të emruar në drejtorate nga ky subjekt politik. Se ishte në pyetje urgjenca flet fakti se mbledhja u thirr ditën e diel edhe ate kur në komunën tonë mbretërojn temperatura jashtëzakonisht të ulta. Gjithnjë duke u bazuar në burimet e rtvpresheva.com mësojmë se në mbledhje konstatim i shumicës ishte se ka probleme në bashkëqeverisje me APN-në, se kryetari i komunës së Preshevës sillet sikur ta kishte pushtetin vetëm e jo në koalicion me PVD-në ku kjo e fundit injorohet në vendimarrje. Gjithashtu si problematike u paraqitën edhe favorizimi në tenderime i firmave të afërta me ish pushtetin ku kushtet e tenderimit bëhen të atilla që të favorizohen mu këto firma që në opinionin e gjërë u përfolën për malverzime me ish kryetarin e komunës së Preshevës. Vërejtje serioze pati edhe në qëndrimet e APN-së në lidhje me financimin e ndërmarrjeve komunale siç është Rtv Presheva, Okf, Fondit humanitar si dhe përkrahja për Barnatoren e qytetit dhe vendosmëria e PVD-së që këto institucione dhe të punsuarit në to të mbrohen me çdo kusht pasi që kemi të bëjmë me ndërmarrje të rëndësishme për qytetarët tanë dhe se në këto ndërmarrje punojnë një numër i konsiderueshëm i punëtorve. Problematikë tjetër e cekur në këtë mbledhje ishte edhe qasja jo e ndershme e disa mediave të kontrolluara nga APN e që pa të drejtë sulmojnë udhëheqësit e partnerit të koalicionit sikur të ishin kundërshtar politik e jo në bashkëqeverisje.
Krejt në fundë u vendos që me anë të bisedimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit të tentohet që këto mangësi të evitohen dhe pamvarësisht ofertave të ndryshme nga partit opozitare për koalicion me PVD-në (ku PVD do të përfitonte shumë më tepër pushtet) të shfrytzohet edhe atomi i fundit i mundësis që ky koalicion të vazhdoj së funksionuari. E nëse shterren të gjitha mundësit e bashkëqeverisjes atëher të thirret edhe një mbledhje e organeve të PVD-së ku do të analizohet situata e krijuar. Sidoqoftë, mbisundoi qëndrimi që me anë të bisedave të vazhdueshme me udhëheqësit e APN-së (të cilët PVD me plot kuptimin e fjalës i llogarit edhe më tutje partner e jo kundërshtar) të tejkalohen edhe mosëmarrveshjet më të vogla për të vazhduar me punët e shumta që na presin në mandatin katërvjeçar/ rtvpresheva.com

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com