Koalicioni PDSH, LPD dhe RD hap fushatën parazgjedhore në Zhunicë

0

 

Tubimi ne Zhunice - MustafaMe intonimin e himnit kombëtarë, Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar (PDSH,LPD,RD) nisë fushatën parazgjedhore nëpër nëndegët e tyre në Preshevë.

Ata mbrëmë paraqitën programin e tyre për zgjedhjet e Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Para elektorit të tyre u paraqitën kandidatët për anëtarë të  Këshillit Nacional, kryetarja e Forumit të Gruas së PDSH-së dhe kryetarët e dy subjekteve të këtij koalicioni që veprojnë në Preshevë, z. Latifi (kryetarë i RD-së dhe i Kuvendit Komunal të Preshevës) dhe në fjalën përmbyllëse edhe z. Mustafa (kryetarë i PDSH-së dhe i Komunës së Preshevës).

Tubimi ne Zhunice - 2Përveç shpalosjes së aktivitetit që dë të bëj  Këshilli Nacional pas 26 tetorit 2014, ata paraqitën edhe dobësit e numërta që i ka bër e që nuk është dashtë ti bëj  Këshilli Nacional i gjertanishëm sidomos kur bëhet fjalë për tekstet mësimore duke u nisur nga largimi i simboleve kombëtare nga Abetarja dhe fletorja e punës për fëmijt e klasës së parë e gjer te përkthimet jo-profesionale të disa teksteve në vendë se tu ofrohen tekstet origjinale të botuara në Tiranë apo në Prishtinë, njëlloj siq i përdorin serbët në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ata shtrihen jashta shtetit serb.

Tubimi u përmbyll duke ftuar gjithë shqiptarët që ta mbështesin listën e Koalicionit të shqiptarëve të Bashkuar (PDSH, LPD dhe RD) me moton “Për gjuhë e Flamur”.

Abetarja e sakatuar nga  Këshilli i tanishëm Nacional

Abetare Faqe1Abetare Faqe2

.Abetare Faqe3Abetare Faqe4Abetare Faqe5Abetare Faqe6Abetare Faqe7Abetare Faqe8Abetare Faqe9Abetare Faqe10Fletore pune Faqe3Fletore pune Faqe4 .

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com