Koalicioni PD-BDL hap fushatën parazgjedhore në Bujanoc (foto)

0

Destani: Iu bashkangjita PD-së sepse Nagip Arifi është njeri i fjalës dhe i besës

 DSCN5707

Me moton “Fol shqip, shkruaj shqip, vendos shqip” sot në Bujanoc, koalicioni PD-BDL e ka hapur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar, të cilat do të mbahen më 26 tetor të këtij viti. Hapjes së fushatës i parapriu himni kombëtarë dhe një minut heshtje për ti nderuar dëshmorët e kombit.

DSCN5687

Bartësi i listës “Partia Demokratike Dr.Sc.Nagip Arifi” Arbër Pajaziti, para të pranishmiv ndër të tjerash theksoi se, “ne besojmë se KNSH nuk do të jetë më bastion i një partie dhe se Këshilli i ardhshëm Nacional do të punojë për interesa kombëtare dhe nxënësit tanë do ti kenë çantat e mbushura me libra në shtatorin tjetër” Pajaziti gjithashtu potencoi se, “Ne do të angazhohemi për Arsimim cilësorë, për Automoni kulturore, për informim të drejtë dhe për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe, ndërsa simbolin kombëtarë sigurisht që nuk do ta prekim, sepse është simboli më i mirë në botë” arbriBartësi i listës “Partia Demokratike Dr.Sc.Nagip Arifi” në fund potencoi se, “Nuk do të bëjmë mrekullira e as nuk do ti premtojmë ato, ne kemi bërë një program të qartë dhe korrekt, i kemi identifikuar problemet dhe kemi një plan konkret për zgjidhjen e tyre, juve nuk ju mbetet shumë punë për të bërë, më 26 tetor rrethoni numrin 1 dhe aty është zgjidhja e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës” Koalicioni PD-BDL i ka kushtuar rëndësi të madhe edhe femrës shqiptare, ku në listën e saj ka të përfshir 5 femra nga gjithsej 15 anëterë sa jane në listë. Njera ndër to është edhe profesoresha Elvere Salihu nga Bujanoci, e cila para të pranishmiv, u shpreh se, “me fitoren e koalicionit PD-BDL, ndryshimet do të vijnë menjëherë pas 26 tetorit, sepse ky koalicion nuk do ta përdorë KNSH-në për interesa personale dhe partiake por do të punojmë për të mirën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës” DSCN5694“Iu bashkangjita Partisë Demokratike sepse Nagip Arifi është njeri i fjalës dhe i besës, kjo më bëri që ti bashkangjitem këtij subjekti politik për zgjedhjet e 26 tetorit” kështu u shpreh para masës lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, njëherit zv. kryetar i komunës së Preshevës, Dr.Skender Destani. Destani gjithashtu u shpreh se programi që ofron ky koalicion është një program i përkyer i cili parasheh zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në katër fushat për të cilat zotohet KNSH. DSCN5698Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherit Kryetar i Komunës së Bujanocit, Dr. Nagip Arifi, para shumë sipmatizantëve të PD-së u shpreh se, “problemet do ti zgjidhim së bashku, askush nuk do të vendosë për fatin tonë” Arifi më shumë u fokusua për arsimin shqip në Luginë të Preshevës duke thënë se, nuk do të lejojmë që librat tona të na i cungojnë, që në vend të Flamurit të shkrujanë Flaka, e në vend të Shkodrës ta shkruajnë Nishi, por një ta keni të qartë se nxënësit shqiptarë nuk do të mësojnë në Abetaren pa simbolë kombëtarë” DSCN5702Lideri i PD-së gjithashtu potencoi se, “Nuk do të vendoset për drejtorët e shkollave nga zyrat e Beogradit siq po ndodhë tash, ata do ti zgjedhin mësimdhënësit, nuk do të ketë këshilla të dhunshme nëpër shkollat shqipe dhe nuk do të lejojmë që nxënësit tanë të mësojnë në një ambientë arsimorë ku gjithqka vendoset në mënyrë të dhunshme nga Beogradi” DSCN5692Para përmbylljes së tubimit u prezentua edhe lista e kandidateve te propozuar për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar, kandidatë të cilët do ta realizojnë programin e koalicionit PD-BDL./BujanociNet/
1. Arbër Pajaziti, prof. i gjuhës shqipe, Bujanoc
2. Zejni Fejzullahu, ing.i dipl. i makinerisë, Bujanoc
3.Elvere Salihi, edukatoresh, Bujanoc
4.Qenan Hetemi, prof. i gjuhës shqipe, Preshev
5.Edmond Isufi, jurist, Bujanoc
6.Xhejlane Jakupi, magjistre e ekonomise, Bujanoc
7.Naim Salihi, prof i gjuhës serbe, Bujanoc
8.Bejzad Abdullahu, prof i gjuhës shqipe, Bujanoc
9.Nexhmije Demiri, ekonomiste e dipl., Preshevë
10.Rahim Rahimi, ekonomist i dipl, Bujanoc
11.Tahir Bilalli, prof i gjeografisë, Bujanoc
12.Emsale Jahiji, biologe e dipl, Bujanoc
13.Vigan Duraku, jurist i dipl, Preshevë
14.Bajram Mustafa, perkthyes shkalla e 7, Medvegj
15.Aurora Muharremi, studente, Medvegj

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com