KNSH formon organet e perkohshme për TVSH Lugina

0

Pas propozimit të antarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptarë për themelimin e Radio Televizionit Shqiptarë të Luginës së Preshevës më datë 17 mars 2015, që është votuar njëzëri nga 15 antarët e Këshillit, në seancën e sotme të pestën me radhë antarët e pozitës kanë emëruar drejtuesit e këtij televizioni që sa më parë të ecet procedura dhe të themelohet TV Lugina nënë kompetencat e këtij organi.

MakeThumbnail.ashx

Në këtë seancë ishin tre pika të rendit të ditës ku shumica e antarëve të këshillit kanë shqyrtuar dhe aprovuar vendimin e këshillit drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar të Luginës, ku në këtë këshill janë emëruar, Hevzi Ramadani, Abdulla Memeti, Shqipe Nuhiu, Ahmet Beqiri dhe Amir Shabani. Duhet theksuar se këto emërime janë vetëm përkohësisht për të ecur dokumentacionin për regjistrimin e këtij televizioni të ri shqiptar dhe atëherë do të ketë ndryshime të tjera. Kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu thotë se, këshilli do të i mbështes në të gjitha mënyrat Komisionin për Inofrmim dhe këshillin drejtues që televizioni të regjistrohet sa më shpejt. Ndërsa pika e dytë ishte emetimi i programit në gjuhën shqipe në Radio Televizionin Shqiptar të Luginës së Preshevës dhe është aprovuar njëzëri nga shumica e antarëve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com