KMDLNJ i kërkon MPB-së zgjidhje për qytetarët nga Presheva dhe Bujanoci të zhvendosur në Kosovë
15:55 | 07 Qershor 2018

Përfaqësues të KMDLNj – së janë takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin, bëhet e ditur përmes një njoftim, sipas të cilit ata diskutuan shumë tema duke filluar nga gjendja aktuale e sigurisë në vend, të cilën KMDLNj e vlerëson të kënaqshme falë përkushtimit të lartë të Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrave të saj dhe Ministrisë për përkushtimin dhe përkrahjen në punën e mirë të Policisë së Kosovës. Në këtë kontekst u diskutua edhe për rekrutimin aktual për rritjen e numrit të policëve, që është në proces. Regjistrimi i të gjithë personave të cilët jetojnë në Kosovë është obligim i shtetit dhe me ministrin u bisedua dhe është në rrugë të mirë të realizimit të saj, e që nuk nënkupton dhënie ose marrje të nënshtetësisë, por regjistër mbi individët të cilët aktualisht ndodhen në Kosovë. Këtu i referohemi personave që nuk janë banorë apo qytetarë të Kosovës, por qëndrojnë në Kosovë dhe nuk e kanë lajmëruar një adresë të qëndrimit. KMDLNj ngriti edhe shqetësimet mbi problemet e pajisjes me dokumente të personave të zhvendosur nga Lugina e Preshevës, të cilët po përballen me probleme ngase nga shteti serb nuk po u lëshohen dokumentet personale, kurse në Kosovë po u kërkohen ato. Nga ministri u kërkua që të gjendet një zgjidhje për këta individë. KMDLNj ka bërë disa herë reagime për kushtet jo adekuate të qendrës së ndalimit në Prishtinë, duke iu referuar kushteve jo të mirë për mbajtjen e personave të ndaluar, por edhe për punën e stafit të uniformuar në këtë stacion. Nga ministri kërkuan që të gjendet një zgjidhje për kushtet e kësaj qendre qoftë edhe zhvendosja e saj e që do të ishte zgjidhja më e mirë. Dhënia e afatit për regjistrimin e veturave të paregjistruara në Kosovë nga ana e ministrit Gashi, KMDLNj e vlerëson si hap pozitiv në plotësimin e kritereve për aplikim për anëtarësim për kartonin e gjelbër për faktin se Kosova ka një numër të madh të veturave të paregjistruara gjë që pamundëson plotësimin e kritereve të nevojshme për aplikim për kartonin e gjelbër. KMDLNj dhe ministri Gashi shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e mirë të cilin të dy institucionet e kanë ndër vite dhe u shprehen të gatshëm për angazhim të mëtutjeshëm në përmirësimin e kushteve dhe klimës së sigurisë në
Françeska Jaçe