Klienti vjedh 120 TV në hotele për katër muaj

0

Një burrë është arrestuar pasi për katër muaj me radhë ka vjedhur më shumë se 120 televizorë nga disa hotele në Indinë Jugore.

Policia vendase ka thënë për BBC se stafi i hoteleve kurrë nuk ka dyshuar në Vasudev Nanaiah pasi ishte mysafir “i ndershëm e me sjellje të mirë”, transmeton koha.net.

Hajni Nanaiah ka shkuar në hotele me një çantë “shumë të madhe”, ka thënë policia.

Ai është kapur nga kamerat duke vjedhur një TV nga një hotel në tetor ndërsa ishte në liri me kusht kur u arrestua prapë.

Policia ka deklaruar se ai ka nisur të vjedhë pak ditë pasi ishte liruar nga burgu.

Policia ka deklaruar se nëse Nanaiah kishte me vete ndonjë çantë e cila nuk ja zinte TV, ai largohej për tu kthyer prapë me një çantë të madhësisë së TV.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com