Klerikët shqiptarë defiluan në Paris edhe më 1980

0

Defilimi i djeshëm i katër klerikëve shqiptarë në rrugët e Parisit, duke u solidarizuar me viktimat e revistës satirike “Charlie Hedbo”, u duartrokit nga të pranishmit e shumtë në sheshin e kryeqytetit francez.

parisiiiPor, duket se kjo nuk ishte e hera e parë që klerikët shqiptar defiluan midis Parisit, pasi që për herë të parë një gjë e tillë ndodhi në vitin 1980, transmeton Telegrafi.

Së fundi ka qarkulluar një fotografi e tre prijësve fetarë, myslimanë, katolikë dhe ortodoks, që ecën krah për krah njëri tjetrit në rrugët e kryeqytetit francez.

Imami Isa Tropojani (SHBA), Imzot Prence (Palermo) dhe Peshkopi arbëresh, Ferrara kishin defiluar më 3 maj të vitit 1980 në rrugët e Parisit me rastin e emërtimit të një sheshi të këtij qyteti me emrin e Heroit Kombëtar – Skënderbeut.

Kujtojmë se dje katër përfaqësuesit fetarë shqiptarë janë duartrokitur gjatë ecjes së tyre në rrugët e Parisit.

Ata kanë ecur të katërt të kapur prej dore dhe kanë përshëndetur të pranishmit, të cilët duartrokisnin dhe brohorisnin “Bravo! Bravo”. /Telegrafi/
PO ASHTU LEXONI: Duartrokiten në Paris, përfaqësuesit e katër besimeve shqiptare (Video)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com