KKSH mbanë mbledhjen e rregullt

0

Nën kryesimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shipëtarë, Junuz Musliu sot u mbajt seance e tretë me radhë për këtë vitë, ku në rend të ditës ishin paraparë 7 pika. Në seancën e sotme morën pjesë 10 këshilltarë ku më pas dy këshilltarë nga koalicioni PVD – UDSH lëshuan mbledhjen.

MakeThumbnail.ashx

Pika e parë ishte dhënia e mendimit në propozim aktin e komunës së Bujanocit mbi ndryshimin e emërtimeve të rrugëve dhe shesheve në qytetin e Bujanocit si dhe pikat tjera kishin të bënin me dhënien e propozimit për anëtarët e këshillit të shkollave të Komunës së Bujanocit, “Naim Frashëri” në Bujanoc, “Sami Frashëri” në Lluçan, “Muharrem Kadriu “ në Tërrnoc, “Migjeni” në Muhoc, “Ali Bektashi” në Nesalc dhe shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Zëvendës kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqipëtarë, Zejni Fejzullahu tha se, “pjesmarrësësit e opozitës në mbledhjen e sotme e kanë kuptuar qartë msazhin tonë dhe morën pjes në mbledhje”. Ai tha se, “me këto hapa në vetëm se kemi filluar të mbajmë fjalën dhe ti realizojmë premtimet të cilat i kemi dhënë gjatë fushatës” Në mbledhjen e sotme nga këshilltarët e Kuvendit të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë u miratuan 5 pika, duke u lënë për seancën e ardhshme pika e 3,6 dhe 7, pika këto që kishin të bënin me dhënien e propozimit për anëtarët e këshillit të shkollave fillore, “Naim Frashëri”, “Migjeni” dhe “Ali Bektashi”. Fejzullahu tha se, këto tri pika nuk u shqyrtuan pasi që nuk ishin të gatshme dhe shkollat në fjalë nuk i kishin dhënë propozimet e tyre./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com