KKSH dënon dhunën në Kumanov

0

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) përcjell me shqetësim ngjarjet në rajon dhe gjykon aktet e dhunës në Kumanovë.  Shteti sllavomaqedonas po tregon se është larg objektivave të Europës dhe nuk po zhveshet nga dhuna e së kaluarës. Represioni sllavomaqedonas ndaj shqiptarëve të Kumanovës, me ç’rast rezultoi edhe me viktima, është i papranueshëm dhe si i tillë i dënueshëm.

KKSHPreshevaJone

KKSH është duke ndjekur me shqetësim të madh dhunën dhe terrorin në vendbanimet shqiptare të Kumanovës, ndërsa thekson se vrasja e civilëve është tragjike dhe bartë me vete rrezikun e përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës. KKSH dënon dhunën ndaj civilëve shqiptarë, u shpreh ngushëllimet më të thella të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe formave tjera të presionit. Zhvillimi i tillë i ngjarjeve ka kohë që është pritur! Moszgjidhja e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe moszgjidhja e kësaj çështjeje në Maqedoni, domosdo që do të çonin në tensionime të tilla e madje me rreziqe.

 

KKSH kërkon rrespektimin e:

* Kartës së OKB-së,

* Paktit ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut,

* Paktit ndërkomëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore,

* Paktit ndërkomëtar për të drejtat civile dhe politike,

* Konventën kornizë evropiane për të drejtat e pakicave,

* Kartën evropiane për të drejetat e njeriut dhe liritë themelore,

* Kartën evropiane për gjuhët regjionale dhe të pakicave,

 

KKSH kërkon zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, uljen e tensioneve, ruajtjen e qetësisë dhe ndërhyrjen e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar për ndaljen e dhunës maqedonase dhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare! Poashtu, KNSH dënon ashpër deklaratën e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuciq, në të cilën ,,paralajmëron,, shqiptarët e Luginës, se Serbia i ka të gjitha mekanizmat për të ,,intimiduar,, në çfarëdo përpjekje të tyre, edhe pse shqiptarët e Luginës kanë treguar se janë për zgjidhje paqësore të problemeve të akumuluara me vite, ndërsa gjuha dhe veprimet e urrejtjes janë të panjohura për shqiptarët, njofton shërbimi për informim i KKSH-së./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com