KKSH aprovon buxhetin për vitin 2015, me vlerë prej 12.4 milion dinarë

0

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë sot ka mbajtur seancën e katërt me radhë për këtë vit. Në këtë seancë antarët e këshillit përveç tjerash kanë shqyrtuar dhe miratuar planin financiar për vitin 2015 me një buxhet prej 12 milion e 400 mijë dinarë.

KKASH

Antarët e pozitës pa prezencën e antarëve të opozitës sot kanë zhvilluar seancën e katërt me radhë për këtë vit të Këshillit Kombëtar Shqiptar nënë udhëheqjen e kryetarit të këtij organi Jonuz Musliut.  Në rend të ditës ishin të caktuara pesë pika për të i shqyrtuar dhe aprovuar nga shumica e antarëve, si konstatimi i dorëheqjes së zëvendës kryetarit të KKSH-së, Zejni Fejzullaut që për arsyeje se do të angazhohet më shumë në funksionin e drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” ka dhënë dorëheqje, dhe në vend të tij është zgjedhur dhe votuar nga shumica e antarëve Edmond Isufi nga fshati Turi. Ky i fundit i ka faleminderuar natarët për besimin që i kanë dhënë në këtë post dhe ka potencuar se do të bëjë maksimumin që së bashku të punojnë dhe gjejnë zgjidhje për fushat të cilat i ka ky këshill nënë kompetenca. Ndërkaq si pika më e rëndësishme në këtë seancë u cilësuar shqyrtimi dhe miratimi i planit financiar për vitin 2015 të KKSH-së i cili ka buxhetin prej 12 milion e 400 mijë dinarë. Kjo vlerë është cilësuar nga antarët që është shumë e pakët që ky organ të funksionoj ashtu siç duhet dhe u sygjerua që anëtarët e komisioneve të punojnë më shumë dhe të përpilojnë projekte të ndryshme për të aplikuar në ministrit e ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar tha se, “një përqindje të vogël nga ky buxhet mund ta shfrytëzojmë për fushat që i ka këshillit sepse është ngarkesë e madhe e administratës”, ai ka potencuar dhe mjetet e dedikuara për çdo fushë. Antarët kanë aprovuar edhe kërkesën e Kuvendit Komunal të Preshevës për propozimin e anëtarëve të Këshillit, për shkollën fillore “Selami Hallaçi” Rahovic si dhe kërkesën e drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore për propozimin e dy anëtarëve të Këshillit të shkollës fillore “D.Maksimoviq” në Bilaç. Dhe krejt në fund në të ndryshme Zejni Fejzullahu i ka njoftuar antarët për vizitën në Beograd me ftesë të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç që kishte të bënte me aprovimin e rregullores së punës së Këshillit për Këshillat Kombëtar në Serbi. Në mungesë të kryeministrit këtë mbledhje e ka udhëhequr zëvendësja e Qeverisë, Kori Udoviçki ku kanë marrë pjesë 11 përfaqësuesit e këshillave nacionale dhe katër ministrat e Qeverisë Serbe. Këshillat nacionale e kanë krijuar një strukturë organizative që do të veprojnë si një trup e përbashkët dhe deri në fund të muajit maj duhet që edhe këshilli kombëtar shqiptar ta bëjë një strategji për të vepruar së bashku me këshillat e tjerë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com