KKS: Apelon qytetarët që të kenë kujdes me zjarrin

0

Në një Komunikatë për media Këshilli Komunal për Siguri dhe parandalim të kriminalitetit lajmëron qytetarët e komunës së Bujanocit se për shkak të temperaturave të larta ndalohet ndezja e zjarreve në sipërfaqe të hapura, arave të korrura dhe barishteve afër sipërfaqeve pyjore, me qëllim të mbrojtjes parandaluese nga zjarret.

zjarri

Qytetarët paralajmërohen se për shkaktarët ose zjarrëvënësit e qëllimit të zjarreve, me nenin 50 të Ligjit mbi mbrojtjen nga zjarret, është përcaktuar dënimi në shumë prej 10 deri 50 mijë dinarë. Me këtë rast luten qytetarët se nëse vërejnë ndonjë zjarr ose zjarrëvënësin menjëher ta paraqesin rastin në Qendrën operative në Bujanoc në numrin e telefonit 1985 ose 651392 ose njësisë së zjarrfikësve numër 193. Me këtë secili qytetar kontribuon në ruajtjen e mjedisit jetësor të Komunës sonë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com